Belgjika paralizohet nga protesta kombëtare, anulohen fluturimet në aeroporte, ndërprerje edhe në transportin publik

Një protestë kombëtare e organizuar nga tri sindikatat kryesore në Belgjikë pritet të shkaktojë ndërprerje të konsiderueshme në transportin ajror dhe atë publik, më 23 nëntor. Për shkak të pjesëmarrjes së kontrollorëve të trafikut ajror në këtë aksion, fluturimet në aeroportet belge do të anulohen ose pezullohen, ndërsa edhe shërbimet e autobusëve, tramvajëve dhe metrosë do të funksionojnë me kufizime.

Kontrollori i trafikut ajror Skeyes ka njoftuar se nuk do të jetë në gjendje të garantojë shërbimin normal të kontrollit të trafikut ajror nga ora 07:00 deri në 21:00. Si pasojë, Brussels Airport ka bërë të ditur se shumica e fluturimeve në nisje dhe mbërritje do të anulohen.

Edhe aeroporti i Charleroi ka paralajmëruar ndërprerje të operacioneve. Shërbimet për emergjencat dhe fluturimet e domosdoshme për sigurinë do të vijojnë të garantohen.

Vetëm në aeroportin e Brukselit ishin planifikuar rreth 59,500 pasagjerë dhe 429 fluturime për këtë ditë, mes tyre 213 nisje dhe 216 mbërritje.

Pasagjerëve u është kërkuar të kontaktojnë kompanitë ajrore për të marrë informacion mbi anulimet dhe mundësitë e riorganizimit të udhëtimeve.

Protesta organizohet nga sindikatat ACV, ABVV dhe Synova, të cilat kundërshtojnë planet e kursimit dhe reformat ekonomike e sociale të qeverisë federale të drejtuar nga Bart De Wever. Sipas sindikatave, kjo është të paktën protesta e 11-të kombëtare që prej ardhjes në pushtet të qeverisë aktuale.

The post Belgjika paralizohet nga protesta kombëtare, anulohen fluturimet në aeroporte, ndërprerje edhe në transportin publik appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Fitore me rikthim, Ballkani e mposht Gjilanin në Suharekë

Ballkani ka marrë një fitore të madhe ndaj Gjilanit, duke triumfuar me rikthim. Në ndeshjen e luajtur në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani u rikthye nga disavantazhi prej 1-0, për të fituar në fund me shifrat prej 3-1. Golin e parë në ndeshje e shënoi Armend Thaqi nga penalltia, …

News
Bayerni po e konsideron shitjen e Jamal Musialas, gjigantët e Premierligës i vihen pas

Jamal Musiala u rikthye në fushë me Bayern Munichun në barazimin 1-1 ndaj Kolnit të premten mbrëma, në një tjetër mbrëmje zhgënjyese për kampionët e Bundesligës. E ardhmja e reprezentuesit gjerman te Bayerni duket e pasigurt pas deklaratave të fundit të Karl-Heinz Rummenigges, kryetarit të bordit ekzekutiv të klubit, i …

News
Anija që po shkonte drejt Rusisë ende në flakë pas sulmit në Gjirin e Finlandës

Përpjekjet për shpëtimin e ekuipazhit dhe shuarjen e zjarrit po vazhdojnë në një anije mallrash ruse, e cila u godit nga një sulm me dron në pjesën lindore të Gjirit të Finlandës, kanë bërë të ditur autoritetet, raporton BBC. Anija – Sparta II – ishte nisur drejt enklavës ruse të …