
Edon Zhegrova e luajti një ndeshje nga fillimi për Juventusin në Serie A, për herë të parë në karrierën e tij.
Ai nuk dëshpëroi dhe ia shpërbleu besimin trajnerit Luciano Spalletti, duke treguar ndeshje të mirë, që kulmoi me një asistim për të.
Juventusi fitoi 4-0 ndaj Venezias në “Allianz Stadium”, me Edon Zhegrovën që e kompletoi ndeshjen.
Mirëpo, gjatë ndeshjes diçka tjetër ra në sy, pos lojës në fushë.
Randal Kolo Muani, i cili shënoi nga penalltia golin e tretë, në minutën e 71-të, festoi së bashku me yllin kosovar.
I ‘ndikuar’ nga Zhegrova, ylli francez festoi me shqiponjë pas golit të shënuar.
Zhegrova influence 🇦🇱👐 https://t.co/N8kUJPd2md
— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) November 22, 2026
Me fitoren e sotme, Juventusi u ngjit në pozitën e gjashtë në tabelë, me 21 pikë, tri më pak se Mialni që është i pesti, dhe që ka një ndeshje më pak të zhvilluar./GazetaExpress/
The post Kolo Muani dhe Zhegrova festojnë me shqiponjë, gjatë fitores së Juventusit appeared first on Gazeta Express.