Bayerni po e konsideron shitjen e Jamal Musialas, gjigantët e Premierligës i vihen pas

Jamal Musiala u rikthye në fushë me Bayern Munichun në barazimin 1-1 ndaj Kolnit të premten mbrëma, në një tjetër mbrëmje zhgënjyese për kampionët e Bundesligës.

E ardhmja e reprezentuesit gjerman te Bayerni duket e pasigurt pas deklaratave të fundit të Karl-Heinz Rummenigges, kryetarit të bordit ekzekutiv të klubit, i cili la të kuptohet se drejtuesit mund të rishikojnë kushtet financiare të kontratës së tij.

Vëmendja është përqendruar te gjendja shëndetësore e sulmuesit, pasi ai pësoi dy humbje të vetëdijes brenda katër ditësh gjatë ndeshjeve miqësore parasezonale në gusht të vitit 2026, ndaj RB Leipzigut dhe Heidenheimit.

Futbollisti 23-vjeçar konfirmoi se po trajtohet për një çrregullim neurologjik, i cili shkakton kriza të përkohshme dhe të shkurtra, por lehtësisht të trajtueshme.

Fillimisht, si arsye për episodet e Musialas në fushë ishte përmendur një ndryshim i lehtë në terapinë e tij medikamentoze.

Megjithatë, ky sezon ka qenë shumë i vështirë për reprezentuesin gjerman. Ai ka regjistruar vetëm katër paraqitje në Bundesligë, ndërsa gjashtë ndeshje i ka humbur.

Gjithashtu, ka munguar në të gjitha ndeshjet e Bayernit në Ligën e Kampionëve, Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën Franz Beckenbauer, përveç njërës, në gjithsej shtatë takime.

Tani, sezoni i vështirë i Musialas pritet të vazhdojë pas një lajmi shqetësues të publikuar nga gazeta gjermane “Bild”.

23-vjeçari pësoi një tjetër episod të hënën e kaluar, duke përjetuar një krizë të mungesës së vetëdijes. Kjo ndodhi pikërisht në ditën kur bordi mbikëqyrës i Bayernit ishte mbledhur për të diskutuar se si të vepronte lidhur me rastin e futbollistit, pas zhvillimeve të fundit.

Ky ishte episodi i dytë i tillë që nga rrëzimi i tij gjatë ndeshjes miqësore ndaj Heidenheimit. Ngjarja ka alarmuar drejtuesit e klubit dhe shpjegon edhe deklaratat publike të Uli Hoeneßit, drejtorit ekzekutiv Jan-Christian Dreesen dhe më pas Rummenigges lidhur me të ardhmen e futbollistit.

Hoeneß kishte vënë në pikëpyetje nëse Musiala do të arrijë t’i rikthehet nivelit të mëparshëm të paraqitjeve.

Ai madje kishte sugjeruar mundësinë e uljes së pagës së futbollistit nëse problemet vazhdojnë, duke nxitur kritika për faktin se aspekti financiar po diskutohet në një kohë kur shëndeti i lojtarit duhet të jetë në plan të parë.

Ndërkohë, Rummenigge deklaroi se klubi duhet të shqyrtojë të ardhmen afatgjatë të Musialas dhe të rishikojë kushtet financiare të kontratës së tij, e cila skadon në qershor të vitit 2030.

Pas pasigurisë rreth së ardhmes së tij në Bavari, disa klube të Premierligës po e përcjellin nga afër situatën e reprezentuesit gjerman.

Arsenali dhe Liverpooli kanë shprehur interesim për të prej vitesh, ndërsa një mundësi reale për transferimin e tij në vitin 2027 mund të shkaktojë një garë të madhe në afatin kalimtar të verës.

Kontrata e Musialas deri në vitin 2030 thuhet se përmban një klauzolë lirimi prej 175 milionë eurosh, e cila bëhet aktive në vitin 2027.

Sipas mediumit “talkSPORT”, Arsenali dhe Liverpooli vazhdojnë ta monitorojnë situatën e tij, ndërsa interesim kanë shfaqur edhe Chelsea dhe Manchester City.

Megjithatë, janë pikërisht dy ish-kampionët e fundit të Premierligës, Arsenali dhe Liverpooli, që lidhen më së shumti me një transferim të mundshëm të yllit të Bayernit.

Është e kuptueshme se të dy klubet mund të tregohen të kujdesshme për shkak të kostos së lartë financiare, por edhe për shkak të nevojës për të pasur garanci lidhur me gjendjen shëndetësore të futbollistit.

Edhe historia e tij e fundit shëndetësore do të duhej të vlerësohej me kujdes përpara se cilido klub të merrte një vendim të tillë. Megjithatë, mundësitë për të transferuar një futbollist të cilësisë së Musialas janë të rralla./GazetaExpress/

The post Bayerni po e konsideron shitjen e Jamal Musialas, gjigantët e Premierligës i vihen pas appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Fitore me rikthim, Ballkani e mposht Gjilanin në Suharekë

Ballkani ka marrë një fitore të madhe ndaj Gjilanit, duke triumfuar me rikthim. Në ndeshjen e luajtur në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani u rikthye nga disavantazhi prej 1-0, për të fituar në fund me shifrat prej 3-1. Golin e parë në ndeshje e shënoi Armend Thaqi nga penalltia, …

News
Anija që po shkonte drejt Rusisë ende në flakë pas sulmit në Gjirin e Finlandës

Përpjekjet për shpëtimin e ekuipazhit dhe shuarjen e zjarrit po vazhdojnë në një anije mallrash ruse, e cila u godit nga një sulm me dron në pjesën lindore të Gjirit të Finlandës, kanë bërë të ditur autoritetet, raporton BBC. Anija – Sparta II – ishte nisur drejt enklavës ruse të …

News
Belgjika paralizohet nga protesta kombëtare, anulohen fluturimet në aeroporte, ndërprerje edhe në transportin publik

Një protestë kombëtare e organizuar nga tri sindikatat kryesore në Belgjikë pritet të shkaktojë ndërprerje të konsiderueshme në transportin ajror dhe atë publik, më 23 nëntor. Për shkak të pjesëmarrjes së kontrollorëve të trafikut ajror në këtë aksion, fluturimet në aeroportet belge do të anulohen ose pezullohen, ndërsa edhe shërbimet …