Fitore me rikthim, Ballkani e mposht Gjilanin në Suharekë

Ballkani ka marrë një fitore të madhe ndaj Gjilanit, duke triumfuar me rikthim.

Në ndeshjen e luajtur në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani u rikthye nga disavantazhi prej 1-0, për të fituar në fund me shifrat prej 3-1.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Armend Thaqi nga penalltia, në minutën e 74-të.

Gjashtë minuta më vonë, Ballkani e barazoi rezultatin me anë të Albin Berishës.

Golin e epërsisë për Ballkanin e shënoi Dijar Nikqi tetë minuta më vonë.

Goditjen e fundit Gjilanit ia dha Abou Dosso, në minutën e 94-të.

Gjilani luajti me një lojtar më pak nga minuta e 86-të, kur Arbër Potoku u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Me këtë fitore, Ballkani shkon në kuotën e 22 pikëve, aq sa ka edhe Gjilani./GazetaExpress/

The post Fitore me rikthim, Ballkani e mposht Gjilanin në Suharekë appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Bayerni po e konsideron shitjen e Jamal Musialas, gjigantët e Premierligës i vihen pas

Jamal Musiala u rikthye në fushë me Bayern Munichun në barazimin 1-1 ndaj Kolnit të premten mbrëma, në një tjetër mbrëmje zhgënjyese për kampionët e Bundesligës. E ardhmja e reprezentuesit gjerman te Bayerni duket e pasigurt pas deklaratave të fundit të Karl-Heinz Rummenigges, kryetarit të bordit ekzekutiv të klubit, i …

News
Anija që po shkonte drejt Rusisë ende në flakë pas sulmit në Gjirin e Finlandës

Përpjekjet për shpëtimin e ekuipazhit dhe shuarjen e zjarrit po vazhdojnë në një anije mallrash ruse, e cila u godit nga një sulm me dron në pjesën lindore të Gjirit të Finlandës, kanë bërë të ditur autoritetet, raporton BBC. Anija – Sparta II – ishte nisur drejt enklavës ruse të …

News
Belgjika paralizohet nga protesta kombëtare, anulohen fluturimet në aeroporte, ndërprerje edhe në transportin publik

Një protestë kombëtare e organizuar nga tri sindikatat kryesore në Belgjikë pritet të shkaktojë ndërprerje të konsiderueshme në transportin ajror dhe atë publik, më 23 nëntor. Për shkak të pjesëmarrjes së kontrollorëve të trafikut ajror në këtë aksion, fluturimet në aeroportet belge do të anulohen ose pezullohen, ndërsa edhe shërbimet …