Në mesin e javës temperaturat bien deri në -8, ngriten nga enjtja – moti në javën që po hyjmë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar mot të ndryshueshëm në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme, nga 23 deri më 27 nëntor.

Sipas parashikimit, java do të karakterizohet me vranësira, reshje të herëpashershme shiu dhe mundësi për reshje bore në viset malore.

Temperaturat pritet të shënojnë rënie të theksuar në mesjavë, kur të mërkurën ato minimale do të zbresin deri në -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 2 deri në 6 gradë. Të martën dhe të mërkurën në mëngjes parashihen edhe ngrica dhe mjegull në disa zona të vendit.

Sipas IHMK-së, nga e enjtja temperaturat do të shënojnë rritje graduale, me minimale nga 0 deri në 5 gradë dhe maksimale nga 5 deri në 9 gradë Celsius, por moti do të mbetet kryesisht i vranët, me kushte për reshje shiu.

Instituti ka paralajmëruar se temperaturat e ulëta dhe ngricat mund të ndikojnë në kulturat bujqësore të ndjeshme, ndërsa mjegulla dhe ndryshimet e kushteve atmosferike mund të shkaktojnë shqetësime te personat meteorosensitivë dhe ata me sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator. /Gazeta Express

The post Në mesin e javës temperaturat bien deri në -8, ngriten nga enjtja – moti në javën që po hyjmë appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Albanian school in Canada marks Albanian Alphabet Day

Albanian Ambassador to Canada Artemis Malo visited the Albanian School in Montreal to mark Albanian Alphabet Day. During the visit, a photography exhibition was organised in coordination with the Albanian Cultural Association in Montreal. The exhibition commemorated the Congress of Manastir, one of the most important events in Albanian national …

News
Joseph sugjeron që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë sa më shpejt me temën e personave të zhdukur

Profesori amerikan, Edward P. Joseph, në një intervistë për mediumin serb “Radar”, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet “t’i përmbushë plotësisht obligimet kushtetuese ndaj komunitetit serb”,  në mënyrë që sipas tij, ata të gëzojnë të drejta të barabarta dhe të kenë perspektivë në Kosovë. Duke folur për çështjen e …

News
Fitore me “manita” nga Milani ndaj Frosinones, shënon edhe Ardon Jashari

Milani ka regjistruar një fitore të thellë 5-1 ndaj Frosinones në “San Siro”, duke u ngjitur në katër pozitat e para në tabelën e Serie A. Kuqezinjtë kaluan në epërsi që në minutën e katërt, kur Gabriele Calvani shënoi autogol pas një aksioni të vendasve. Në minutën e 20-të, Goncalo …