
Milani ka regjistruar një fitore të thellë 5-1 ndaj Frosinones në “San Siro”, duke u ngjitur në katër pozitat e para në tabelën e Serie A.
Kuqezinjtë kaluan në epërsi që në minutën e katërt, kur Gabriele Calvani shënoi autogol pas një aksioni të vendasve.
Në minutën e 20-të, Goncalo Ramos dyfishoi epërsinë, pas asistimit të Adrien Rabiot.
Megjithatë, Frosinone arriti të ngushtojë rezultatin para pushimit, me Patrizio Masinin që shënoi për 2-1.
Në pjesën e dytë, Milani nuk la vend për befasi.
Ardon Jashari shënoi golin e tretë vetëm tri minuta pas inkuadrimit në lojë, duke realizuar golin e tij të parë që nga transferimi te skuadra italiane.
Më pas, Alphadjo Cisse realizoi për 4-1, ndërsa Christian Pulisic vulosi rezultatin përfundimtar 5-1.
Me këtë fitore, Milani ngjitet në katër pozitat e para në Serie A, ndërsa vazhdon serinë pozitive në përballjet direkte me Frosinonen./GazetaExpress/
The post Fitore me “manita” nga Milani ndaj Frosinones, shënon edhe Ardon Jashari appeared first on Gazeta Express.