Paolo Bulgari, argjendari i Princeshës Diana dhe yjeve të Hollywoodit, vdes në moshën 89-vjeçare

Paolo Bulgari, kryetar i kompanisë së njohur italiane të bizhuterive luksoze Bvlgari dhe nipi i themeluesit të saj, ka vdekur në Romë në moshën 89-vjeçare.

“Argjendari më i madh i kohës sonë është larguar nga kjo jetë”, thuhet në deklaratën e familjes së tij, të publikuar nga gazeta italiane Il Sole 24 Ore.

Familjarët e përshkruan atë si një figurë të jashtëzakonshme, që e donte Italinë dhe ishte ambasador i saj në mbarë botën.

Paolo Bulgari ishte nipi i themeluesit të kompanisë, Sotirios Voulgaris, i cili e themeloi shtëpinë e bizhuterive në Romë në vitin 1884.

Ai mori drejtimin e grupit Bvlgari si kryetar në vitin 1984, duke mbikëqyrur zgjerimin ndërkombëtar të kompanisë dhe shndërrimin e saj në një prej emrave më të njohur të industrisë globale të luksit.

Bvlgari u bë veçanërisht e njohur për krijimet e saj që u përqafuan nga yjet e Hollywoodit dhe personalitetet e familjeve mbretërore, përfshirë Princeshën Diana.

Kompania, e themeluar në kryeqytetin italian, u shndërrua në simbol të elegancës dhe luksit italian, duke zgjeruar aktivitetin edhe në orë, parfume dhe produkte të tjera luksoze.

The post Paolo Bulgari, argjendari i Princeshës Diana dhe yjeve të Hollywoodit, vdes në moshën 89-vjeçare appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Albanian school in Canada marks Albanian Alphabet Day

Albanian Ambassador to Canada Artemis Malo visited the Albanian School in Montreal to mark Albanian Alphabet Day. During the visit, a photography exhibition was organised in coordination with the Albanian Cultural Association in Montreal. The exhibition commemorated the Congress of Manastir, one of the most important events in Albanian national …

News
Joseph sugjeron që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë sa më shpejt me temën e personave të zhdukur

Profesori amerikan, Edward P. Joseph, në një intervistë për mediumin serb “Radar”, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet “t’i përmbushë plotësisht obligimet kushtetuese ndaj komunitetit serb”,  në mënyrë që sipas tij, ata të gëzojnë të drejta të barabarta dhe të kenë perspektivë në Kosovë. Duke folur për çështjen e …

News
Fitore me “manita” nga Milani ndaj Frosinones, shënon edhe Ardon Jashari

Milani ka regjistruar një fitore të thellë 5-1 ndaj Frosinones në “San Siro”, duke u ngjitur në katër pozitat e para në tabelën e Serie A. Kuqezinjtë kaluan në epërsi që në minutën e katërt, kur Gabriele Calvani shënoi autogol pas një aksioni të vendasve. Në minutën e 20-të, Goncalo …