Fitore me “manita” nga Milani ndaj Frosinones, shënon edhe Ardon Jashari

Milani ka regjistruar një fitore të thellë 5-1 ndaj Frosinones në “San Siro”, duke u ngjitur në katër pozitat e para në tabelën e Serie A.

Kuqezinjtë kaluan në epërsi që në minutën e katërt, kur Gabriele Calvani shënoi autogol pas një aksioni të vendasve.

Në minutën e 20-të, Goncalo Ramos dyfishoi epërsinë, pas asistimit të Adrien Rabiot.

Megjithatë, Frosinone arriti të ngushtojë rezultatin para pushimit, me Patrizio Masinin që shënoi për 2-1.

Në pjesën e dytë, Milani nuk la vend për befasi.

Ardon Jashari shënoi golin e tretë vetëm tri minuta pas inkuadrimit në lojë, duke realizuar golin e tij të parë që nga transferimi te skuadra italiane.

Më pas, Alphadjo Cisse realizoi për 4-1, ndërsa Christian Pulisic vulosi rezultatin përfundimtar 5-1.

Me këtë fitore, Milani ngjitet në katër pozitat e para në Serie A, ndërsa vazhdon serinë pozitive në përballjet direkte me Frosinonen./GazetaExpress/

The post Fitore me “manita” nga Milani ndaj Frosinones, shënon edhe Ardon Jashari appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Albanian school in Canada marks Albanian Alphabet Day

Albanian Ambassador to Canada Artemis Malo visited the Albanian School in Montreal to mark Albanian Alphabet Day. During the visit, a photography exhibition was organised in coordination with the Albanian Cultural Association in Montreal. The exhibition commemorated the Congress of Manastir, one of the most important events in Albanian national …

News
Joseph sugjeron që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë sa më shpejt me temën e personave të zhdukur

Profesori amerikan, Edward P. Joseph, në një intervistë për mediumin serb “Radar”, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet “t’i përmbushë plotësisht obligimet kushtetuese ndaj komunitetit serb”,  në mënyrë që sipas tij, ata të gëzojnë të drejta të barabarta dhe të kenë perspektivë në Kosovë. Duke folur për çështjen e …

News
Sulmuesi i Premierligës e preferon një kalim te Barça para Arsenalit dhe PSG-së

Sipas mediumit francez “Foot Sur7” (përmes “SPORT”), Barcelona mund të ketë një avantazh në garën për sulmuesin e Bournemouthit, Eli Junior Kroupi, pasi ai preferon një transferim te klubi katalunas përpara Arsenalit dhe Paris Saint-Germainit. Talenti 20-vjeçar ka tërhequr gjithnjë e më shumë interes pas zhvillimit të tij në Premierligë, …