Kurti e Rama me agjenda të ndara në Ditën e Alfabetit, të dy ishin në Manastir por nuk u takuan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, kanë zhvilluar agjenda të ndara në Manastir, në 118-vjetorin e Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Pavarësisht se të dy ndodheshin në qytetin historik të Maqedonisë së Veriut për shënimin e 22 Nëntorit, ata nuk zhvilluan takim mes vete dhe as nuk u panë bashkë në aktivitetet e organizuara.

Rama vizitoi Shtëpinë Muze të Alfabetit Shqip, ku mbajti një fjalim për rëndësinë e gjuhës shqipe. Ai propozoi gjithashtu krijimin e një biblioteke digjitale me libra në shqip, në shërbim të fëmijëve dhe mësuesve shqiptarë kudo në botë.

Gjatë qëndrimit në Manastir, Rama u takua me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, si dhe me bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami.

Ndërkaq, Kurti zhvilloi takim me Mexhitin dhe Kasamin, me të cilët diskutoi për zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, përfaqësimin e shqiptarëve dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Në mbrëmje, Kurti mori pjesë në manifestimin e organizuar nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqiptare, ku mbajti edhe një fjalim. Rama nuk ishte i pranishëm në këtë aktivitet, ndërsa në emër të tij foli ministri i Kulturës i Shqipërisë, Blendi Gonxhja.

Kështu, edhe përvjetori i një ngjarjeje që bashkoi shqiptarët përmes alfabetit të përbashkët u shënua me agjenda të ndara të dy kryeministrave.

Nuk është bërë e ditur se kush e shmangu takimin, por mungesa e një kontakti mes tyre vjen në kohën kur marrëdhëniet politike mes Kurtit dhe Ramës vazhdojnë të jenë të ftohta.

The post Kurti e Rama me agjenda të ndara në Ditën e Alfabetit, të dy ishin në Manastir por nuk u takuan appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Shpërthimi në Zvicër, shqiptari rrëfen tmerrin: U ndjeva sikur isha kthyer në luftën e Kosovës, dëgjova tri herë thirrje për ndihmë

Një shpërthim i fuqishëm i ndjekur nga një zjarr ka tronditur banorët e një pallati në Menziken, në Zvicër, mbrëmjen e së shtunës. Ngjarja shkaktoi panik mes banorëve, ndërsa një person pësoi djegie të konsiderueshme dhe u transportua me helikopter drejt spitalit. Sipas dëshmive të banorëve të publikuara nga media …

News
Dortmundi ‘detyrohet’ të reagojë rreth festimit interesant të Felix Nmechas

Borussia Dortmund vazhdoi formën e mirë në Bundesliga, duke siguruar fitore 1-0 ndaj Borussia Mönchengladbachut dhe duke e thelluar në dy pikë epërsinë në krye të tabelës ndaj Bayern Munichut. Rivalët e tyre në garën për titull, Bayern Munichu, humbën terren të premten mbrëma, pasi barazuan 1-1 me Kolnin. Për …

News
Anketa: Rreth 20% e kosovarëve të rritur duan dhe po përgatiten të emigrojnë, si është situata në vendet e rajonit

Sipas të dhënave të publikuara nga Regional Cooperation Council SecuriMeter2026, Kosova regjistron përqindjen më të ulët të qytetarëve të rritur që shqyrtojnë mundësinë e emigrimit në rajon, me 19.7% të të anketuarve që shprehin këtë mendim.   Përballë Kosovës, vendet e tjera të përfshira në pasqyrën rajonale shënojnë nivele më të …