Dëmtimi i Désiré Doué shqetëson Enrique, PSG “hap kuletën” për transferimin e një sulmuesi, por me kushte

Paris Saint-Germain ka marrë një goditje të rëndë në një moment shumë të ndjeshëm të sezonit, pasi ka humbur njërin prej armëve kryesore të repartit ofensiv, francezin Désiré Doué, i cili ka pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior (ACL).

Ky dëmtim jo vetëm që rrezikon planet e skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit, por gjithashtu e vendos drejtuesinë e klubit përballë një sfide të vështirë në afatin kalimtar të janarit, teksa duhet të gjejë një futbollist që mund ta zëvendësojë njërin prej talenteve më të spikatura të ekipit.

Doué u lëndua gjatë ndeshjes së Ligue 1 mes Paris Saint-Germainit dhe Nice, ndërsa më vonë klubi konfirmoi përmes një komunikate zyrtare se francezi ka pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior në gjurin e djathtë.

20-vjeçari pritet t’i nënshtrohet operacionit para fundit të muajit nëntor dhe parashikohet të mungojë deri në përfundim të sezonit 2026/27.

Kjo është një humbje e madhe për trajnerin Luis Enrique, i cili kishte llogaritur shumë në cilësitë e tij ofensive dhe aftësinë për të luajtur në disa pozita të ndryshme në fushë.

Pasojat e këtij dëmtimi nuk do të ndihen vetëm në Paris. Edhe Kombëtarja e Francës do të mbetet pa futbollistin, i cili ka 20 paraqitje me përfaqësuesen, për çerekfinalen e shumëpritur të Ligës së Kombeve ndaj Spanjës.

Problemet e Enrique nuk përfundojnë me kaq. Reparti ofensiv është goditur edhe nga mungesa të tjera, veçanërisht ajo e gjeorgjianit Khvicha Kvaratskhelia, ndërsa lëndimet e përsëritura vazhdojnë ta shqetësojnë edhe Ousmane Dembélén.

Kjo e lë trajnerin spanjoll me alternativa të kufizuara në sulm, pikërisht në kohën kur Paris Saint-Germain synon të luftojë për të gjithë trofetë e mundshëm.

Klubi ka disa alternativa brenda skuadrës, si Ferran Torres, Mika Godts dhe Senny Mayulu. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ata mund ta zëvendësojnë plotësisht atë që ofron Doué, ndaj drejtuesit kanë nisur ta shqyrtojnë seriozisht mundësinë e ndërhyrjes në afatin kalimtar të janarit.

Sipas mediumit francez “Foot Mercato”, Paris Saint-Germain synon ta përforcojë repartin ofensiv gjatë muajit janar.

Lëndimi i Doué ka bërë që transferimi i një futbollisti të ri të mos jetë më thjesht një mundësi, por një domosdoshmëri për klubin francez.

Këshilltari sportiv i klubit, Luís Campos, ka nisur të hartojë planet për këtë transferim në bashkëpunim me trajnerin Luis Enrique, raporton mediumi në fjalë.

PSG kërkon një sulmues të gjithanshëm, me preferencë të qartë për një futbollist që mund të luajë në krahë.

Megjithatë, nuk bëhet fjalë për të transferuar çfarëdo lojtari. Futbollisti i ri duhet të ketë cilësi të caktuara teknike që përputhen me filozofinë e trajnerit spanjoll.

Në krye të listës së kërkesave janë aftësia për të kaluar kundërshtarët në duele një kundër një, lëvizjet efektive në hapësira të ngushta dhe reagimi i shpejtë ndaj presionit të kundërshtarëve.

Enrique dëshiron një futbollist që mund të përshtatet menjëherë në sistemin e tij taktik dhe të japë kontribut pa pasur nevojë për një periudhë të gjatë adaptimi, në mënyrë që skuadra të ruajë forcën ofensive gjatë mungesës së gjatë të Doué.

Megjithatë, sipas “Foot Mercato”, disa prej emrave që janë përmendur si objektiva të mundshëm të Paris Saint-Germainit nuk përputhen me profilin që kërkon trajneri në këtë fazë.

Në mesin e tyre janë Paris Brunner i Monacos dhe sulmuesi i Bournemouthit, Eli Junior Kroupi, ndonëse të dy figurojnë në listën e kandidatëve të mundshëm të klubit.

Nga ana tjetër, drejtuesit e PSG-së nuk kanë ndërmend të hyjnë në një garë ofertash me klubet e tjera apo të shpenzojnë shuma marramendëse vetëm për ta mbuluar mungesën e papritur të Doué.

Synimi është që të investojnë me kujdes dhe të sigurojnë një futbollist që i plotëson nevojat e skuadrës, por me një kosto të arsyeshme.

Megjithatë, kjo nuk do të jetë aspak e lehtë. Transferimi i një futbollisti të nivelit të lartë gjatë mesit të sezonit paraqet një sfidë të madhe, pasi klubet zakonisht hezitojnë t’i lënë të lirë lojtarët e tyre kryesorë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kështu, Luís Campos duhet të gjejë ekuilibrin mes cilësive teknike dhe kostos financiare, ndërsa Luis Enrique pret një përforcim që do ta mbushte boshllëkun e lënë nga Doué dhe do t’i ndihmonte Paris Saint-Germainit t’i mbajë gjallë ambiciet për trofe në të gjitha garat./GazetaExpress/

The post Dëmtimi i Désiré Doué shqetëson Enrique, PSG “hap kuletën” për transferimin e një sulmuesi, por me kushte appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Dortmundi ‘detyrohet’ të reagojë rreth festimit interesant të Felix Nmechas

Borussia Dortmund vazhdoi formën e mirë në Bundesliga, duke siguruar fitore 1-0 ndaj Borussia Mönchengladbachut dhe duke e thelluar në dy pikë epërsinë në krye të tabelës ndaj Bayern Munichut. Rivalët e tyre në garën për titull, Bayern Munichu, humbën terren të premten mbrëma, pasi barazuan 1-1 me Kolnin. Për …

News
Anketa: Rreth 20% e kosovarëve të rritur duan dhe po përgatiten të emigrojnë, si është situata në vendet e rajonit

Sipas të dhënave të publikuara nga Regional Cooperation Council SecuriMeter2026, Kosova regjistron përqindjen më të ulët të qytetarëve të rritur që shqyrtojnë mundësinë e emigrimit në rajon, me 19.7% të të anketuarve që shprehin këtë mendim.   Përballë Kosovës, vendet e tjera të përfshira në pasqyrën rajonale shënojnë nivele më të …

News
Tetë gola të shënuar – rikthim i çmendur i Atalantas, Interit s’i mjafton “hat-tricku” i Pios

Atalanta dhe Interi kanë dhuruar një ndeshje spektakolare, duke barazuar 4-4 në një përballje dramatike në Serie A. Interi kaloi në epërsi në minutën e 16-të me Francesco Pio Espositon, i cili realizoi edhe golin e dytë në fund të pjesës së parë, pas një goditjeje nga këndi. Atalanta reagoi …