“Duke duartrokitur marrëzitë!” – Roy Keane shpërthen ndaj yjeve të Unitedit pas humbjes poshtëruese nga Liverpooli

Legjenda e Manchester Unitedit, Roy Keane, ka shpërthyer me kritika të ashpra ndaj futbollistëve aktualë të klubit, pas humbjes së turpshme 4-0 nga Liverpooli.

Ish-kapiteni i “Djajve të Kuq” nuk i ka kursyer aspak kritikat, pasi debutimi i Mauricio Pochettinos në stolin e Unitedit u shoqërua me një paraqitje katastrofale, që e la skuadrën në mesin e tri vendeve të fundit në tabelë.

Humbja e rëndë në “Anfield” shkaktoi reagimin e ashpër të Keane, i cili ishte i revoltuar jo vetëm me paraqitjen e skuadrës, por edhe me mënyrën se si futbollistët reaguan pas përfundimit të ndeshjes.

Golashënues për Liverpoolin në këtë takim ishin Dominik Szoboszlai, Florian Wirtz, Rio Ngumoha dhe Victor Munoz, duke i shkaktuar mysafirëve një disfatë poshtëruese.

Duke folur si analist në “Sky Sports”, Keane deklaroi: “Ky ekip para dy vitesh e përfundoi sezonin në vendin e 15-të. Gjatë një apo dy viteve të fundit, vazhdojmë të flasim. Fajësojmë bordin, pronarët, trajnerët. Kur do të marrin përgjegjësi lojtarët për disa prej vendimeve të tyre? Liverpooli ndoshta duhej të shënonte tetë gola, ndoshta tetë apo nëntë, pasi pati raste të pabesueshme. Dhe të gjithë po largohen nga fusha duke thënë se katër gola nuk janë edhe aq keq? Më vjen të shaj. Mendoj se Unitedi ishte i tmerrshëm. Shumë, shumë i dobët”.

Debutimi i Mauricio Pochettinos pritej të sillte një fillim të ri për Manchester Unitedin, por trajneri argjentinas pa planet e tij taktike të shkatërroheshin që në minutat e para.

Një fillim katastrofal u pasua me kartonin e kuq të drejtpërdrejtë për Leny Yoron, duke e lënë skuadrën me një lojtar më pak për më shumë se 80 minuta.

Megjithatë, as kjo rrethanë nuk ishte arsye e mjaftueshme për Keane që ta pranonte humbjen pa kritika. Ai shënjestroi veçanërisht ish-bashkëlojtarin e tij, Gary Neville, për qëndrimin më të matur ndaj rezultatit.

“Neville është në rregull me humbjen 4-0? A po më thoni se mund të kishin bërë më mirë? Se 4-0 nuk është edhe aq keq kur luan me dhjetë lojtarë? A ka arritur ndonjëherë dikush të marrë rezultat me dhjetë lojtarë? Kjo është e mundur! Njerëz që kanë luajtur për këtë klub thonë se 4-0 nuk është edhe aq keq? Uau. Tifozët po duartrokasin. Çfarë po duartrokasin? Një paraqitje të tmerrshme”, shtoi ish-mesfushori gjatë analizës pas ndeshjes.

Ndërkohë, derisa Keane u përqendrua te mungesa e karakterit dhe vendosmërisë te futbollistët, Pochettino kishte një tjetër shqetësim.

Trajneri argjentinas ishte i pakënaqur me vendimet e gjyqtarit, duke e cilësuar pasditen si jashtëzakonisht të vështirë për t’u përballuar.

Ai konsideroi se përjashtimi i Leny Yoros për ndërhyrjen ndaj Alexander Isakut ishte momenti që e ndryshoi plotësisht rrjedhën e takimit.

Pochettino pranoi se rezultati ishte jashtëzakonisht i dhimbshëm dhe zhgënjyes për të gjithë në dhomën e zhveshjes.

“Shumë, shumë e dhimbshme. Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer. Nuk e imagjinon në mendjen tënde që ta nisësh kështu aventurën në Premierligë. Problemi i vetëm ishte se ndeshja ndryshoi plotësisht pas gjashtë minutash dhe tani mund të flasim e të shpjegojmë gjithçka, por dëmi tashmë është bërë. Është shumë e dhimbshme. Lojtarët po e ndiejnë dhimbjen e një situate të tillë. U thashë se duhet të qëndrojnë të qetë dhe se ajo që ndodhi ishte një situatë krejtësisht e padrejtë”, deklaroi Pochettino./GazetaExpress/

The post “Duke duartrokitur marrëzitë!” – Roy Keane shpërthen ndaj yjeve të Unitedit pas humbjes poshtëruese nga Liverpooli appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Shpërthimi në Zvicër, shqiptari rrëfen tmerrin: U ndjeva sikur isha kthyer në luftën e Kosovës, dëgjova tri herë thirrje për ndihmë

Një shpërthim i fuqishëm i ndjekur nga një zjarr ka tronditur banorët e një pallati në Menziken, në Zvicër, mbrëmjen e së shtunës. Ngjarja shkaktoi panik mes banorëve, ndërsa një person pësoi djegie të konsiderueshme dhe u transportua me helikopter drejt spitalit. Sipas dëshmive të banorëve të publikuara nga media …

News
Dortmundi ‘detyrohet’ të reagojë rreth festimit interesant të Felix Nmechas

Borussia Dortmund vazhdoi formën e mirë në Bundesliga, duke siguruar fitore 1-0 ndaj Borussia Mönchengladbachut dhe duke e thelluar në dy pikë epërsinë në krye të tabelës ndaj Bayern Munichut. Rivalët e tyre në garën për titull, Bayern Munichu, humbën terren të premten mbrëma, pasi barazuan 1-1 me Kolnin. Për …

News
Anketa: Rreth 20% e kosovarëve të rritur duan dhe po përgatiten të emigrojnë, si është situata në vendet e rajonit

Sipas të dhënave të publikuara nga Regional Cooperation Council SecuriMeter2026, Kosova regjistron përqindjen më të ulët të qytetarëve të rritur që shqyrtojnë mundësinë e emigrimit në rajon, me 19.7% të të anketuarve që shprehin këtë mendim.   Përballë Kosovës, vendet e tjera të përfshira në pasqyrën rajonale shënojnë nivele më të …