Tetë gola të shënuar – rikthim i çmendur i Atalantas, Interit s’i mjafton “hat-tricku” i Pios

Atalanta dhe Interi kanë dhuruar një ndeshje spektakolare, duke barazuar 4-4 në një përballje dramatike në Serie A.

Interi kaloi në epërsi në minutën e 16-të me Francesco Pio Espositon, i cili realizoi edhe golin e dytë në fund të pjesës së parë, pas një goditjeje nga këndi.

Atalanta reagoi menjëherë përmes Eljif Elmasit, i cili ngushtoi rezultatin në 1-2 para pushimit.

Në pjesën e dytë, Esposito kompletoi “hat-trickun” personal, duke rikthyer epërsinë e dyfishtë për Interin.

Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe Charles De Ketelaere shënoi dy herë, duke e mbajtur Atalantën në lojë.

Petar Sucic shënoi nga penalltia për 2-4, por De Ketelaere realizoi sërish në minutën e 81-të, duke ngushtuar rezultatin në 3-4.

Kur pritej fitorja e Interit, Atalanta fitoi një tjetër penallti në minutën e parë të kohës shtesë, të cilën Franck Kessie e shndërroi në gol për rezultatin përfundimtar 4-4.

Me këtë barazim, Interi mbetet në vendin e tretë, ndërsa Atalanta ngjitet në pozitën e 12-të.

Interi shkon në 29 pikë të tubuara, me një më pak se Roma në vendin e dytë dhe tri më pak se Lazio, që kryeson tabelën./GazetaExpress/

The post Tetë gola të shënuar – rikthim i çmendur i Atalantas, Interit s’i mjafton “hat-tricku” i Pios appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Dortmundi ‘detyrohet’ të reagojë rreth festimit interesant të Felix Nmechas

Borussia Dortmund vazhdoi formën e mirë në Bundesliga, duke siguruar fitore 1-0 ndaj Borussia Mönchengladbachut dhe duke e thelluar në dy pikë epërsinë në krye të tabelës ndaj Bayern Munichut. Rivalët e tyre në garën për titull, Bayern Munichu, humbën terren të premten mbrëma, pasi barazuan 1-1 me Kolnin. Për …

News
Anketa: Rreth 20% e kosovarëve të rritur duan dhe po përgatiten të emigrojnë, si është situata në vendet e rajonit

Sipas të dhënave të publikuara nga Regional Cooperation Council SecuriMeter2026, Kosova regjistron përqindjen më të ulët të qytetarëve të rritur që shqyrtojnë mundësinë e emigrimit në rajon, me 19.7% të të anketuarve që shprehin këtë mendim.   Përballë Kosovës, vendet e tjera të përfshira në pasqyrën rajonale shënojnë nivele më të …

News
Shpërthimi në Zvicër, shqiptari rrëfen tmerrin: U ndjeva sikur isha kthyer në luftën e Kosovës, dëgjova tri herë thirrje për ndihmë

Një shpërthim i fuqishëm i ndjekur nga një zjarr ka tronditur banorët e një pallati në Menziken, në Zvicër, mbrëmjen e së shtunës. Ngjarja shkaktoi panik mes banorëve, ndërsa një person pësoi djegie të konsiderueshme dhe u transportua me helikopter drejt spitalit. Sipas dëshmive të banorëve të publikuara nga media …