Milla heroi i Comos, merr tri pikë të mëdha në shtëpi

Como po vazhdon ta mahnitë Evropën në debutimin e saj në Ligën e Kampionëve, pasi e mposhti AEK Athinën me rezultat 1-0 në shtëpi, në ndeshjen e 100-të të Cesc Fabregasit në krye të skuadrës.

Fitorja e ngjiti Comon në vendin e tretë në tabelën e fazës së ligës, me 12 pikë, aq sa kanë edhe kampionët në fuqi të Paris Saint-Germain.

Pas paraqitjeve mbresëlënëse në këtë edicion, skuadra italiane vazhdoi me dominimin edhe ndaj grekëve. Como krijoi disa raste të mira në pjesën e parë, ndërsa në minutën e 30-të fitoi penallti pas ndërhyrjes ndaj Alex Valles.

Megjithatë, kapiteni Lucas Da Cunha nuk arriti ta shfrytëzonte mundësinë nga pika e bardhë, duke e dërguar topin jashtë portës.

Goli i fitores erdhi në minutën e 57-të, kur Luis Milla realizoi një gol të jashtëzakonshëm. Mesfushori pranoi një pasim nga Martin Baturina dhe me një goditje të bukur nga distanca e dërgoi topin në këndin e sipërm të portës.

Como ishte pranë dyfishimit të epërsisë menjëherë pas golit, por goditja e Nico Pazit përfundoi në shtyllë.

AEK-u tentoi të rikthehej në lojë në minutat e fundit, por goditja me kokë e Harold Moukoudit përfundoi pranë shtyllës dhe rezultati mbeti i pandryshuar.

Me këtë fitore, Como ka 12 pikë dhe renditet në vendin e tretë, vetëm tri pikë më pak se lideri Real Madrid. Ndërkohë, AEK Athina do të përballet me Galatasarayn në ndeshjen e radhës./GazetaExpress/

The post Milla heroi i Comos, merr tri pikë të mëdha në shtëpi appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Debati i Besa Gaxherit me Valon Sylën: “Tana i di, kërkushi hiç bre s’ka ba kurgjo, e të shet patriotizëm” -” Edhe Vetëvendosje na sosi”

Zyrtarja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka diskutuar në emisionin “Pressing” për qeverisjen e Vetëvendosjes dhe zhvillimet politike në vend. Ajo ka thënë se Vetëvendosja po ndjek një politikë të dëmshme për vendin. Gjatë diskutimit, Gaxherri tha: “Kërkushi hiç s’ka bo kurgjo, del flet, shet patriotizëm”.  Ajo në një moment tha se …

News
Parashikimi i motit për të mërkurën

Të mërkurën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta të shtresave të larta në orët e mëngjesit, ndërsa si pasojë e kthjellimeve gjatë natës, do të ketë edhe acar. Në orët vijuese pritet vranësirat të dendësohen, duke sjellë reshje të reja, kryesisht në orët e vona të mbrëmjes. Reshjet …

News
Tri gola për për 14 minuta, Reali kthehet në lojë ndaj PSV-së

Pasi përfundoi pjesa e parë, Real Madridi ishte duke humbur nga PSV-ja, me shifrat prej 1-0. Ivan Perisici kishte shënuar për 1-0 nga penalltia, në minutën e 32-të të ndeshjes. Mirëpo, në pjesën e dytë u pa një tjetër Real Madrid. Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho e barazoi rezultatin …