Antonio Nusa shkëlqen me dy gola në fitoren e Leipzigut

RB Leipzig ka shënuar fitore 3-1 ndaj Lensit në “Red Bull Arena”, në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Kjo ishte përballja e parë mes dy skuadrave në histori.

Skuadra gjermane e nisi furishëm ndeshjen dhe kaloi në epërsi të dyfishtë brenda nëntë minutave të para. Fillimisht, David Raum shënoi në minutën e pestë me një goditje dënimi, e cila u devijua nga mbrojtja kundërshtare dhe përfundoi në rrjetë.

Vetëm katër minuta më vonë, Antonio Nusa përfitoi nga një gabim i rëndë i mbrojtjes së Lensit dhe realizoi për 2-0.

Leipzig e kontrolloi pjesën e parë, ndërsa në fillim të së dytës pati mundësi ta thellonte epërsinë. Megjithatë, Lens u rikthye në lojë në minutën e 58-të, kur Matthieu Udol shënoi pas një aksioni të nisur nga Saud Abdulhamid dhe Florian Thauvin.

Skuadra mysafire vazhdoi të kërkonte golin e barazimit, madje Abdallah Sima arriti ta dërgonte topin në rrjetë, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Në minutat e fundit, Leipzig arriti ta vuloste fitoren. Antonio Nusa shënoi golin e tij të dytë në ndeshje, pas asistimit të Christopher Nkunkut, duke vendosur rezultatin përfundimtar 3-1.

Me këtë fitore, të dytën në fazën e ligës të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, Leipzig është futur në zonën e kualifikimit, ndërsa Lens mbetet jashtë saj./GazetaExpress/

The post Antonio Nusa shkëlqen me dy gola në fitoren e Leipzigut appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Debati i Besa Gaxherit me Valon Sylën: “Tana i di, kërkushi hiç bre s’ka ba kurgjo, e të shet patriotizëm” -” Edhe Vetëvendosje na sosi”

Zyrtarja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka diskutuar në emisionin “Pressing” për qeverisjen e Vetëvendosjes dhe zhvillimet politike në vend. Ajo ka thënë se Vetëvendosja po ndjek një politikë të dëmshme për vendin. Gjatë diskutimit, Gaxherri tha: “Kërkushi hiç s’ka bo kurgjo, del flet, shet patriotizëm”.  Ajo në një moment tha se …

News
Parashikimi i motit për të mërkurën

Të mërkurën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta të shtresave të larta në orët e mëngjesit, ndërsa si pasojë e kthjellimeve gjatë natës, do të ketë edhe acar. Në orët vijuese pritet vranësirat të dendësohen, duke sjellë reshje të reja, kryesisht në orët e vona të mbrëmjes. Reshjet …

News
Tri gola për për 14 minuta, Reali kthehet në lojë ndaj PSV-së

Pasi përfundoi pjesa e parë, Real Madridi ishte duke humbur nga PSV-ja, me shifrat prej 1-0. Ivan Perisici kishte shënuar për 1-0 nga penalltia, në minutën e 32-të të ndeshjes. Mirëpo, në pjesën e dytë u pa një tjetër Real Madrid. Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho e barazoi rezultatin …