Betisi fiton me lehtësi ndaj Slovan Bratislavës si mysafir

Real Betis ka shënuar fitore të rëndësishme 2-0 në udhëtim ndaj Slovan Bratislavës, në kuadër të Ligës së Kampionëve, falë një paraqitjeje fantastike të Cucho Hernandezit, i cili realizoi të dy golat e ndeshjes.

Skuadra spanjolle e zhbllokoi rezultatin në minutën e 43-të, kur Hernandez u shkëput bukur në zonë dhe shënoi me kokë pas një harkimi në shtyllën e largët.

Sulmuesi kolumbian goditi sërish në minutën e 60-të, këtë herë pas një harkimi nga këndi të Iscos, duke realizuar edhe një gol tjetër të bukur me kokë për ta dyfishuar epërsinë e Betisit.

Pas golit të dytë, Real Betis e kontrolloi plotësisht ndeshjen, duke mos i lejuar vendasit të krijonin raste të rrezikshme për të rikthyer rezultatin.

Kjo fitore i ndihmon Betisit të konsolidohet në mesin e tetë skuadrave të para në tabelë, ndërsa Slovan Bratislava mbetet në fund të renditjes.

Për më tepër, skuadra sllovake barazoi rekordin negativ të humbjeve radhazi në Ligën e Kampionëve, me 13 të tilla, rekord që e ndan me Marseille./GazetaExpress/

The post Betisi fiton me lehtësi ndaj Slovan Bratislavës si mysafir appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Debati i Besa Gaxherit me Valon Sylën: “Tana i di, kërkushi hiç bre s’ka ba kurgjo, e të shet patriotizëm” -” Edhe Vetëvendosje na sosi”

Zyrtarja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka diskutuar në emisionin “Pressing” për qeverisjen e Vetëvendosjes dhe zhvillimet politike në vend. Ajo ka thënë se Vetëvendosja po ndjek një politikë të dëmshme për vendin. Gjatë diskutimit, Gaxherri tha: “Kërkushi hiç s’ka bo kurgjo, del flet, shet patriotizëm”.  Ajo në një moment tha se …

News
Parashikimi i motit për të mërkurën

Të mërkurën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta të shtresave të larta në orët e mëngjesit, ndërsa si pasojë e kthjellimeve gjatë natës, do të ketë edhe acar. Në orët vijuese pritet vranësirat të dendësohen, duke sjellë reshje të reja, kryesisht në orët e vona të mbrëmjes. Reshjet …

News
Tri gola për për 14 minuta, Reali kthehet në lojë ndaj PSV-së

Pasi përfundoi pjesa e parë, Real Madridi ishte duke humbur nga PSV-ja, me shifrat prej 1-0. Ivan Perisici kishte shënuar për 1-0 nga penalltia, në minutën e 32-të të ndeshjes. Mirëpo, në pjesën e dytë u pa një tjetër Real Madrid. Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho e barazoi rezultatin …