Shiroka Pula në Bondsteel për Ditën e Falënderimeve: Mirënjohje e përhershme për SHBA-në, Kosova do ta ruajë këtë miqësi

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, së bashku me të ngarkuarën me punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati mori pjesë në kremtimin e Ditës së Falënderimeve në kampin Bondsteel.

Në fjalën e saj, ajo theksoi se Dita e Falënderimeve simbolizon mirënjohjen, solidaritetin dhe vlerat e përbashkëta. Shiroka Pula ritheksoi mirënjohjen e përhershme të popullit të Kosovës për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në ditët më të vështira të historisë së vendit, në rrugën drejt lirisë dhe në ndërtimin e shtetit, sipas Presidencës.

“Presidentja shprehu falënderim të veçantë për gratë dhe burrat e ushtrisë amerikane, të cilët prej afro tri dekadash kontribuojnë në sigurinë dhe paqen e Kosovës, duke shërbyer larg familjeve të tyre”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Shiroka Pula ka theksuar gjithashtu se edhe Kosova i konsideron pjesëtarët e ushtrisë amerikane pjesë të familjes dhe se përkushtimi e sakrifica e tyre kanë krijuar lidhje të veçanta me vendin dhe qytetarët.

“Në emër të qytetarëve të Kosovës, Presidentja Shiroka Pula i falënderoi për shërbimin, përkushtimin dhe sakrificën, duke ritheksuar se miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka një vend të përhershëm në zemrat e qytetarëve të Kosovës. Ajo theksoi se Kosova do të vazhdojë ta ruajë dhe ta forcojë këtë miqësi”, thuhet në njoftim.

The post Shiroka Pula në Bondsteel për Ditën e Falënderimeve: Mirënjohje e përhershme për SHBA-në, Kosova do ta ruajë këtë miqësi appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Ilaçi i ri zvogëlon tumoret te pacientët me kancer të pankreasit

Një ilaç i ri, i marrë në formë tablete çdo ditë, po jep rezultate premtuese në trajtimin e kancerit të pankreasit, një prej formave më agresive dhe më të vështira për t’u trajtuar të kësaj sëmundjeje. Në provat e hershme klinike, tumoret u zvogëluan te disa pacientë, ndërsa te një …

News
CNN: Inteligjenca artificiale do të eliminojë shumë vende pune. Çfarë duhet të studiojnë fëmijët tuaj?

Shumë drejtues të teknologjisë pohojnë se inteligjenca artificiale do të jetë në gjendje t’i tejkalojë njerëzit në çdo fushë që ka vlerë ekonomike brenda dekadës së ardhshme. Ky është paralajmërimi i Daniel Susskind në librin e tij të ri, “Çfarë duhet të bëjnë fëmijët e mi? Një udhëzues njerëzor për …

News
Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos mbërrin në Tiranë, pritet nga Rama në Kryeministri

Kryeministri Rama ka pritur sot në zyrën e tij në Kryeministri Komisioneren e BE për Zgjerimin, Marta Kos. Së bashku me delegacionin e saj, Kos zhvilloi një takim me kryeministrin, ndërsa e pranishme ka qenë dhe ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa. Në momentin e takimit, kryeministri Rama dëgjohet …