Ilaçi i ri zvogëlon tumoret te pacientët me kancer të pankreasit

Një ilaç i ri, i marrë në formë tablete çdo ditë, po jep rezultate premtuese në trajtimin e kancerit të pankreasit, një prej formave më agresive dhe më të vështira për t’u trajtuar të kësaj sëmundjeje. Në provat e hershme klinike, tumoret u zvogëluan te disa pacientë, ndërsa te një pjesë e tyre nuk u dalluan më në ekzaminimet imazherike.

Ilaçi, i quajtur daraxonrasib, u kombinua me kimioterapinë në një studim ku morën pjesë 61 pacientë të diagnostikuar së fundmi me kancer të avancuar të pankreasit, i cili ishte përhapur edhe në organe të tjera.

Rezultatet treguan se tumoret ndaluan së rrituri te 90% e pjesëmarrësve, ndërsa te pak më shumë se 60% u zvogëluan ose u zhdukën. Në rreth 8% të pacientëve, ose një në 12, tumoret nuk u dalluan më në skanimet me tomografi të kompjuterizuar (CT), shkruan BBC

Organizata britanike “Cancer Research UK”, i cilësoi rezultatet si përparimin më të madh në trajtimin e kësaj sëmundjeje në dekada. Studiuesit shpresojnë se trajtimi mund t’u zgjasë jetën pacientëve, duke ngadalësuar përparimin e sëmundjes.

Nevojiten studime më të gjata

Daraxonrasib është një terapi e synuar që vepron mbi mutacionet gjenetike RAS, të cilat gjenden në shumicën e rasteve të kancerit të pankreasit dhe nxisin rritjen e tumoreve.

Megjithatë, mjekët paralajmërojnë se rezultatet janë ende paraprake dhe nuk nënkuptojnë shërim nga kanceri. Pjesëmarrësit u ndoqën mesatarisht për 18 muaj, por nevojiten studime më të gjata për të kuptuar sa gjatë mund të qëndrojë sëmundja nën kontroll dhe nëse tumoret mund të hyjnë në remision.

Kanceri i pankreasit ka një nga normat më të ulëta të mbijetesës ndër format e zakonshme të kancerit. Në Britani, çdo vit diagnostikohen rreth 11,500 persona dhe regjistrohen afërsisht 10,200 vdekje nga kjo sëmundje. /Gazeta Shneta

The post Ilaçi i ri zvogëlon tumoret te pacientët me kancer të pankreasit appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
CNN: Inteligjenca artificiale do të eliminojë shumë vende pune. Çfarë duhet të studiojnë fëmijët tuaj?

Shumë drejtues të teknologjisë pohojnë se inteligjenca artificiale do të jetë në gjendje t’i tejkalojë njerëzit në çdo fushë që ka vlerë ekonomike brenda dekadës së ardhshme. Ky është paralajmërimi i Daniel Susskind në librin e tij të ri, “Çfarë duhet të bëjnë fëmijët e mi? Një udhëzues njerëzor për …

News
Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos mbërrin në Tiranë, pritet nga Rama në Kryeministri

Kryeministri Rama ka pritur sot në zyrën e tij në Kryeministri Komisioneren e BE për Zgjerimin, Marta Kos. Së bashku me delegacionin e saj, Kos zhvilloi një takim me kryeministrin, ndërsa e pranishme ka qenë dhe ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa. Në momentin e takimit, kryeministri Rama dëgjohet …

News
Dhëndrri i Trumpit që po e negocion paqen Rusi-Ukrainë e quajti Putinin “mjeshtër të madh të politikës”, kritikohet ashpër

Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump dhe një prej negociatorëve kryesorë të administratës së tij në politikën e jashtme, është kritikuar ashpër pas deklaratave për presidentin rus Vladimir Putin, të cilin e cilësoi si “mjeshtër të madh të politikës”. Në një intervistë për podcastin “MD Meets”, të publikuar …