Presidentja e Maqedonisë së Veriut tregon se vetëm Çupiç nuk e nënshkroi deklaratën nga Samiti Brdo-Brioni në Ohër

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Çupiç, ka qenë i vetmi lider që nuk e ka nënshkruar deklaratën e përbashkët në samitin e 15-të të Procesit Brdo-Brioni, i cili u mbajt sot në Ohër.

Këtë e ka bërë të ditur presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, e cila tha se Çupiç kishte dhënë si arsye mungesën e legjitimitetit për ta nënshkruar dokumentin.

Megjithatë, sipas saj, ushtruesi i detyrës së presidentit serb është pajtuar me të gjitha parimet e përfshira në deklaratën e miratuar.

Në konferencën e përbashkët për media me presidentët e Kroacisë dhe Sllovenisë, pas përfundimit të samitit, Siljanovska-Davkova tha se takimi i sotëm kishte dalluar nga samitet e mëparshme, ku kishte pasur mjaft probleme për miratimin e çështjeve dhe deklaratave të caktuara.

“Edhe pse u pajtua me të gjitha parimet e deklaratës së miratuar, zoti Çupiç ishte sot i vetmi që tha se nuk mund ta nënshkruante, se nuk mund të qëndronte hapur pas saj, sepse legjitimiteti i tij konfirmohet në një mënyrë tjetër”, deklaroi Siljanovska-Davkova.

Çupiç mori pjesë në samitin e Procesit Brdo-Brioni në Ohër, ku u mblodhën liderë të vendeve të rajonit për të diskutuar bashkëpunimin rajonal dhe procesin e integrimit evropian. Në Ohër ka qenë edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula./express/

The post Presidentja e Maqedonisë së Veriut tregon se vetëm Çupiç nuk e nënshkroi deklaratën nga Samiti Brdo-Brioni në Ohër appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Një i ri shqiptar vritet gjatë një operacioni të Policisë në Itali

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një shkëmbim zjarri të ndodhur pasditen e së premtes në San Pietro di Cavarzere, në provincën e Venecias, Itali. Ngjarja ka ndodhur gjatë një operacioni të Policisë. Sipas informacioneve paraprake, efektivët e policisë, të ardhur nga rajoni i Kampanias, kishin shkuar në …

News
Si të humbni peshë pa dieta strikte? Dy ekspertë sugjerojnë të nisni me ndryshime të vogla

Humbja e peshës dhe ruajtja e saj mund të jenë të vështira kur gatimi dhe aktiviteti fizik duhet të gjejnë vend në një ditë të ngarkuar. Në një episod të podkastit britanik ZOE, biologu dhe studiuesi i obezitetit në Universitetin e Kembrixhit, Giles Yeo, dhe specialistja e ushqyerjes, Federica Amati, …

News
Kërkohet zgjatje e kohës për apelimin e dënimit të dytë të Thaçit, përmendet angazhimi në rastin e parë dhe mungesa e përkthimit

Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar Gjykatës Speciale në Hagë që t’ia zgjasë deri më 18 janar 2027 afatin për dorëzimin e njoftimit për ankesë kundër aktgjykimit dhe dënimit të Thaçit më 17 muaj burg për rastin e dytë. Kërkesa është dorëzuar më 25 nëntor 2026 …