Një i ri shqiptar vritet gjatë një operacioni të Policisë në Itali

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një shkëmbim zjarri të ndodhur pasditen e së premtes në San Pietro di Cavarzere, në provincën e Venecias, Itali.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një operacioni të Policisë.

Sipas informacioneve paraprake, efektivët e policisë, të ardhur nga rajoni i Kampanias, kishin shkuar në zonë për të ekzekutuar dy urdhër-arreste. Gjatë ndërhyrjes, ata janë përballur me tre persona që ndodheshin në një banesë të izoluar në fshatrat e zonës. Si pasojë e të shtënave, njëri prej personave, i cili ishte gjithashtu objekt i një urdhër-arresti, ka mbetur i vrarë, ndërsa një tjetër është arrestuar nga policia.

Personi i tretë, po ashtu i kërkuar nga autoritetet dhe i armatosur, ka arritur të largohet duke u fshehur në fushat përreth banesës.

Menjëherë pas ngjarjes, policia ka nisur një operacion të gjerë kërkimi për kapjen e tij. Në aksion janë angazhuar forca të shumta policore, si dhe një helikopter që po monitoron zonën nga ajri.

Autoritetet italiane vijojnë kërkimet për lokalizimin dhe arrestimin e personit të arratisur./a2cnn

The post Një i ri shqiptar vritet gjatë një operacioni të Policisë në Itali appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Si të humbni peshë pa dieta strikte? Dy ekspertë sugjerojnë të nisni me ndryshime të vogla

Humbja e peshës dhe ruajtja e saj mund të jenë të vështira kur gatimi dhe aktiviteti fizik duhet të gjejnë vend në një ditë të ngarkuar. Në një episod të podkastit britanik ZOE, biologu dhe studiuesi i obezitetit në Universitetin e Kembrixhit, Giles Yeo, dhe specialistja e ushqyerjes, Federica Amati, …

News
Kërkohet zgjatje e kohës për apelimin e dënimit të dytë të Thaçit, përmendet angazhimi në rastin e parë dhe mungesa e përkthimit

Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar Gjykatës Speciale në Hagë që t’ia zgjasë deri më 18 janar 2027 afatin për dorëzimin e njoftimit për ankesë kundër aktgjykimit dhe dënimit të Thaçit më 17 muaj burg për rastin e dytë. Kërkesa është dorëzuar më 25 nëntor 2026 …

News
Reali i bën homazhe emocionuese Marc Marquezit pas njoftimit për tërheqjen nga garat

Real Madridi ka nderuar Marc Marquezin pas njoftimit të tij se do të tërhiqet nga MotoGP pas garës së fundit të së dielës në pistën “Circuit Ricardo Tormo” në Valencia. Gjiganti i La Ligës publikoi një mesazh vlerësimi për garuesin e Ducatit, duke e cilësuar atë si “njërin prej sportistëve …