Bora shkakton vështiṛësi në Rrugën e Kombit, raportohet se veturat s’po mund të qarkullojnë – reshjet me intensitet

Reshjet e dëborës që kanë përfshirë verilindjen e vendit gjatë orëve të fundit kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në Rrugën e Kombit.

Vështirësi në qarkullimin e automjeteve janë hasur edhe në hyrje të tunelit të Kalimashit, për shkak të reshjeve të dëborës.

Siç shihet edhe në pamjet, disa automjete kanë ndaluar anës rrugës, pasi për shkak të gjendjes së asfaltit të mbuluar nga dëbora nuk kanë mundur të vijojnë udhëtimin.

Në aksin rrugor shihen edhe karrotrecë për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve që kanë mbetur në rrugë, ndërsa borëpastrueset vijojnë punën për largimin e dëborës.

Reshjet vijojnë me intensitet, duke vështirësuar edhe fushëpamjen e drejtuesve të automjeteve.

Ndërkohë, në këtë segment të Rrugës së Kombit kanë mbërritur disa borëpastruese, të cilat kanë nisur punën për largimin e dëborës dhe lehtësimin e qarkullimit të automjeteve.

Reshjet kanë përfshirë edhe qytetin e Kukësit, ndërsa në zonat e larta malore trashësia e dëborës në qafat e maleve ka kaluar 10 centimetra.

Drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë në akset Kukës–Shishtavec, Bushtricë, Qafë Mali, Krumë–Kam–Tropojë, Bajram Curri–Valbonë dhe Qafë Morinë këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar dhe të përdorin goma dimërore.

Për shkak të vijimit të reshjeve të dëborës, drejtuesit e automjeteve duhet të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes. /Top Channel

The post Bora shkakton vështiṛësi në Rrugën e Kombit, raportohet se veturat s’po mund të qarkullojnë – reshjet me intensitet appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Serbia uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë nëpërmjet platformës “X”

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka uruar popullin dhe Qeverinë e Shqipërisë, si dhe homologët në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, me rastin e Ditës së Pavarësisë. Urimi është publikuar në llogarinë zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Serbisë në platformën X, ku është shprehur urimi …

News
“4-she n’kajmak” nga Interi, e mposht thellë Genoan

Interi ka shënuar fitore bindëse 4-0 ndaj Genoas, duke regjistruar suksesin e shtatë radhazi në shtëpi në Serie A dhe duke vazhduar ndjekjen e Lazios në garën për titull. Skuadra e drejtuar nga Interi e nisi takimin me dominim, por Genoa pati dy mundësi të mira për të kaluar në …

News
Mbërrin dimri, pamje të borës së parë në kryeqytet

Reshjet e para të borës kanë zbardhur Prishtinën, duke mbuluar rrugët, sheshet dhe hapësirat e qytetit. Pamjet e borës janë publikuar nga Anadolu Agency Shqip në Facebook, ku shfaqet kryeqyteti i mbuluar nga flokët e parë të borës, duke krijuar atmosferë dimërore. /Gazeta Express Foto: The post Mbërrin dimri, pamje …