Arestohen 2 persona që po planifikonin vrasje – policia njofton se ka kryer bastisje në tri komuna – detaje nga operacioni

Dy persona janë arrestuar në kuadër të hetimeve për përgatitjen e një vrasjeje të rëndë në bashkëkryerje.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me AKI-në dhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ka realizuar kontrolle në disa lokacione në Prishtinë, Obiliq dhe Gjakovë, ku janë arrestuar dy të dyshuar.

Me vendim të prokurorisë, atyre u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Gjatë operacionit janë sekuestruar armë dhe municion, përfshirë një pistoletë me shurdhues dhe një armë të shkurtër të llojit TT.

Policia ka bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë për identifikimin dhe lokalizimin e personave të tjerë të dyshuar, si dhe për dokumentimin e plotë të rastit. /Gazeta Express

Njoftmi i plotë:

Dy persona të dyshuar ndalohen në kuadër të hetimeve për përgatitje të vrasjes së rëndë në bashkëkryerje

Prishtinë, 28 nëntor 2026

Policia e Kosovës, përkatësisht hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kanë realizuar një operacion policor lidhur me një rast të dyshuar të përgatitjes së vrasjes së rëndë në bashkëkryerje dhe mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Personat e dyshuar hetohen për veprat penale:

– Përgatitja e veprës penale – vrasje e rëndë në bashkëkryerje, e sanksionuar sipas neneve 27, 31 dhe 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës;

– Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, e sanksionuar sipas nenit 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Bazuar në informatat e siguruara dhe veprimet e ndërmarra hetimore, më 28.11.2026 janë realizuar kontrolle-bastisje në disa lokacione në Prishtinë, Obiliq dhe Gjakovë, me qëllim të lokalizimit të personave të dyshuar, sigurimit të provave materiale dhe ndriçimit të plotë të rrethanave të rastit.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndaj të cilëve, me vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Në kuadër të veprimeve hetimore, janë sekuestruar armë dhe municion, përfshirë një pistoletë me shurdhues dhe pesë fishekë, të gjetur në automjetin e dyshuar, si dhe një armë e shkurtër e llojit TT me shtatë fishekë, e gjetur gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej personave të dyshuar.

Po ashtu, gjatë kontrolleve janë sekuestruar prova të tjera materiale që mund të ndihmojnë në zhvillimin e mëtejmë të hetimeve.

Operacioni është realizuar nga hetuesit e NJHP-së – DRP Prishtinë, në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në, Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe me mbështetjen e Njësisë për Mbështetje Speciale (NJSO).

Policia e Kosovës, në koordinim me institucionet kompetente, është duke vazhduar veprimet hetimore për identifikimin dhe lokalizimin e personave të tjerë të dyshuar, si dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve, si dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të sundimit të ligjit.

Policia e Kosovës

Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë

The post Arestohen 2 persona që po planifikonin vrasje – policia njofton se ka kryer bastisje në tri komuna – detaje nga operacioni appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Serbia uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë nëpërmjet platformës “X”

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka uruar popullin dhe Qeverinë e Shqipërisë, si dhe homologët në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, me rastin e Ditës së Pavarësisë. Urimi është publikuar në llogarinë zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Serbisë në platformën X, ku është shprehur urimi …

News
“4-she n’kajmak” nga Interi, e mposht thellë Genoan

Interi ka shënuar fitore bindëse 4-0 ndaj Genoas, duke regjistruar suksesin e shtatë radhazi në shtëpi në Serie A dhe duke vazhduar ndjekjen e Lazios në garën për titull. Skuadra e drejtuar nga Interi e nisi takimin me dominim, por Genoa pati dy mundësi të mira për të kaluar në …

News
Mbërrin dimri, pamje të borës së parë në kryeqytet

Reshjet e para të borës kanë zbardhur Prishtinën, duke mbuluar rrugët, sheshet dhe hapësirat e qytetit. Pamjet e borës janë publikuar nga Anadolu Agency Shqip në Facebook, ku shfaqet kryeqyteti i mbuluar nga flokët e parë të borës, duke krijuar atmosferë dimërore. /Gazeta Express Foto: The post Mbërrin dimri, pamje …