Man City reagon ashpër pas barazimit me Arsenalin, paralajmëron ankesë zyrtare

Manchester City ka reaguar përmes një komunikate zyrtare pas barazimit 2-2 ndaj Arsenalit, duke shprehur pakënaqësinë me vendimet e gjyqtarëve gjatë kësaj përballjeje.

Klubi anglez ka bërë të ditur se të hënën do t’i drejtohet zyrtarisht organit përgjegjës për gjyqtarët, Pro Ref, për të kërkuar sqarime të hollësishme rreth vendimeve të marra gjatë ndeshjes.

Në veçanti, City kërkon shpjegime për procesin e vendimmarrjes së gjyqtarëve në fushë, por edhe për mënyrën e ndërhyrjes dhe funksionimit të sistemit VAR.

Pakënaqësia e skuadrës së Enzo Marescas lidhet edhe me rastin e diskutueshëm të prekjes së topit me dorë nga Viktor Gyökeres në zonën e rreptësisë, për të cilin Manchester City kërkoi penallti në minutat shtesë, por vendimi për të mos akorduar 11-metërsh u konfirmua nga VAR-i.

“Manchester City është thellësisht i zhgënjyer nga një sërë vendimesh të marra nga zyrtarët gjatë ndeshjes së sotme kundër Arsenalit”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e klubit.

City ka paralajmëruar se do të vazhdojë të mbrojë interesat e klubit, lojtarëve dhe tifozëve të tij, duke pritur një përgjigje të detajuar nga organi përgjegjës.

“Manchester City është thellësisht i zhgënjyer nga një sërë vendimesh të marra nga zyrtarët gjatë ndeshjes së sotme kundër Arsenalit.

Të hënën, klubi do t’i drejtohet zyrtarisht organit përgjegjës për gjyqtarët (Pro Ref) për të kërkuar një shpjegim të plotë lidhur me vendimet kyçe të ndeshjes, duke përfshirë si procesin e marrjes së vendimeve në fushë, ashtu edhe zbatimin e sistemit VAR.

Presim një përgjigje të detajuar dhe do të vazhdojmë të përfaqësojmë e të mbrojmë interesat e klubit, të lojtarëve tanë dhe të mbështetësve tanë”, thuhet në njoftim.

The post Man City reagon ashpër pas barazimit me Arsenalin, paralajmëron ankesë zyrtare appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
BE nis zbatimin e standardit të ri “Euro 7”, makinat do të kontrollohen edhe për ndotjen nga gomat dhe frenat

Bashkimi Evropian ka nisur zbatimin e standardit të ri të emetimeve “Euro 7”, i cili sjell kërkesa të reja për automjetet e reja, duke përfshirë jo vetëm shkarkimin e gazrave, por edhe ndotjen që shkaktohet nga konsumimi i frenave dhe gomave. Rregullat e reja, që nisin të zbatohen që më …

News
Shqipëria kthehet në mediat botërore, Reuters: Dhuna shpërthen në ditën e dytë të protestës antiqeveritare

Ashtu si dje, edhe sot, në Tiranë është zhvilluar protestë, duke e kthyer kështu Shqipërinë sërish në vëmendjen e mediave botërore. Një nga to është Reuters. Kjo e fundit raporton se mijëra shqiptarë dolën të dielën në rrugët e kryeqytetit, duke hedhur gurë dhe mjete piroteknike, ndërsa kërkuan dorëheqjen e …

News
Komuna e Gjilanit thotë se të gjitha rrugët në territorin e saj janë të kalueshme: Qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar

Komuna e Gjilanit, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se të gjitha rrugët në këtë komunë janë të kalueshme. Në njoftim shtohet edhe se, pas reshjeve të borës, ekipet e mirëmbajtjes dimërore janë angazhuar në terren për pastrimin e rrugëve dhe sigurimin e qarkullimit të automjeteve. ‘’ Komuna e …