
Izraeli ka lejuar hyrjen në Gaza të një kontingjenti fillestar pilot të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF).
Në njoftimin e ministrisë së Jashtme izraelite, deklarohet se ky kontingjent ka për mision të qartë, e që është ”çarmatimi i Hamasit”.
Ministria e Jashtme, ka deklaruar po ashtu se, Izraeli do të vazhdojë të bashkëpunojë me SHBA’në dhe Bordin e Paqes për të gjitha çështjet që lidhen me Gazën.
‘’Kabineti vendosi këtë mbrëmje të lejojë hyrjen në Gaza të një kontingjenti fillestar pilot të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), me një mision të përcaktuar qartë: çarmatimin e Hamasit. Qëllimi i Izraelit është i qartë dhe nuk ka ndryshuar: çarmatimi i Hamasit. Izraeli falënderon Presidentin Trump për përpjekjet e tij për të forcuar sigurinë e Izraelit dhe për të krijuar një të ardhme pozitive për rajonin. Gjithashtu, falënderon Bordin e Paqes për punën e rëndësishme në shndërrimin e këtij vizioni në realitet. Izraeli do të vazhdojë të bashkëpunojë me SHBA-në dhe Bordin e Paqes për të gjitha çështjet që lidhen me Gazën. Hamasi po shkel marrëveshjet. Ai është pengesa e vetme për përparimin në Gaza dhe vazhdon të shfrytëzojë gjendjen e rëndë të popullsisë për të konsoliduar pushtetin e tij. Asnjë proces rindërtimi në Gaza nuk do të nisë përpara se Hamasi të çarmatoset dhe i gjithë Rripi i Gazës të çmilitarizohet. Paralelisht, Izraeli po punon për të përmbushur nevojat e popullsisë civile, përfshirë çështjet e higjienës dhe përgatitjet për sezonin e dimri’’, thuhet nga ministria e Jashtme e Izraelit.
The cabinet decided this evening to allow an initial pilot of the International Stabilization Force (ISF) to enter Gaza with one defined mission: disarming Hamas. Israel’s goal is clear and has not changed: the disarmament of Hamas. Israel thanks President Trump for his efforts to strengthen Israel’s security and create a positive future for the region. It also thanks the Board of Peace for its important work in turning the vision into reality. Israel will continue to work with the US and the Board of Peace on all matters relating to Gaza. Hamas is violating the agreements. It is the only obstacle to progress in Gaza, and it continues to exploit the population’s plight to entrench its rule. No reconstruction in Gaza will begin before Hamas is disarmed and the entire Strip is demilitarized. In parallel, Israel is working to meet the needs of the civilian population, including sanitation and winter preparedness.
— Israel Foreign Ministry (@IsraelMFA) November 29, 2026
Për këtë ka shkruar edhe i Përfaqësuesi i Lartë për Gazën, Nickolay Mladenov. Ky i fundit, e ka mirëpritur këtë hap, duke e vlerësuar të njëjtin si të ‘’rëndësishëm’’ dhe ‘’domethënës’’.
‘Izraeli ka nënshkruar Marrëveshjen për Statusin e Forcave (SOFA) për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza. E mirëpres këtë hap të rëndësishëm dhe domethënës në rrugën e gjatë dhe të vështirë që na pret. Ky hap hap rrugën për dislokimin fillestar të forcave dhe na afron me punën konkrete për çmilitarizimin, tranzicionin dhe rimëkëmbjen. Çdo përparim në këtë proces është arritur me shumë përpjekje. Rruga përpara mbetet sfiduese për të gjithë, megjithatë, hapa të tillë na kujtojnë se e vetmja rrugë e qëndrueshme përpara është ajo e përcaktuar në Planin Gjithëpërfshirës të Presidentit Trump. Jemi të gatshëm të vazhdojmë punën., ka shkruar ai.

Times of Israel raporton se vendimi i qeverisë izraelite e cila aktualisht udhëhiqet nga Kryeministri në detyrë Benjamin Netanyahu, vjen pas një presioni shumë javësh nga Administrata Trump.
Në sfondin e këtij zhvillimi, pjesë e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit pritet të jenë edhe pjesëtarë nga Kosova. Kosova ka shprehur gatishmërinë për të kontribuar në këtë mision me oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), veçanërisht në fushën e çminimit dhe identifikimit të mjeteve shpërthyese. Dislokimi i tyre pritet të bëhet në kuadër të misionit ndërkombëtar, pas përfundimit të procedurave dhe marrjes së autorizimeve përkatëse. /GazetaExpress
The post Netanyahu jep dritën e gjelbër për vendosjen e ISF, reagon Përfaqësuesi i Lartë për Gazën, flet edhe MPJ izraelite appeared first on Gazeta Express.