BE nis zbatimin e standardit të ri “Euro 7”, makinat do të kontrollohen edhe për ndotjen nga gomat dhe frenat

Bashkimi Evropian ka nisur zbatimin e standardit të ri të emetimeve “Euro 7”, i cili sjell kërkesa të reja për automjetet e reja, duke përfshirë jo vetëm shkarkimin e gazrave, por edhe ndotjen që shkaktohet nga konsumimi i frenave dhe gomave.

Rregullat e reja, që nisin të zbatohen që më 29 nëntor të 2026-ës, për modelet e reja të automjeteve, synojnë të reduktojnë ndotjen nga grimcat e imëta dhe të garantojnë qëndrueshmëri më të madhe të baterive në automjetet elektrike dhe ato hibride plug-in.

Frenat dhe gomat, nën kontroll më të rreptë

Një nga ndryshimet kryesore të standardit “Euro 7”, është vendosja e kufijve për grimcat që çlirohet nga konsumimi i frenave gjatë përdorimit të automjetit.

Sipas rregullave të reja, automjetet me sisteme konvecionale frenimi, do të duhet të kufizojnë emetimin e grimcave të imëta në 7 miligramë për kilometër, ndërsa për automjetet plotësisht elektrike, kufiri fillestar është 3 miligramë për kilometër.

Vëmendje e veçantë i kushtohet edhe konsumimit të gomave, të cilat gjatë lëvizjes çlirojnë grimca të vogla plastike dhe materiale të tjera që përfundojnë në mjedis.

Komisioni Evropian e konsideron konsumimin e gomave, një burim të rëndësishëm të mikro-plastikës, ndaj standardi i ri i parashikon teste dhe kërkesa specifike për të nxitur prodhimin e gomave më të qëndrueshme.

Bateritë e makinave elektrike duhet të ruajnë kapacitetin

“Euro 7” sjell gjithashtu kërkesa të reja për jetëgjatësinë e baterive të automjeteve elektrike dhe hibride plug-in. Sipas standardit, bateritë duhet të ruajnë të paktën 80% të kapacitetit fillestar pas pesë vitesh përdorimi ose 100 mijë kilometrash.

Ndërsa pas tetë vitesh ose 160 mijë kilometrash, kapaciteti i baterisë duhet të jetë të paktën 72% e vlerës fillestare. Këto kërkesa synojnë të garantojnë performancë më të qëndrueshme të automjeteve elektrike dhe të ofrojnë më shumë siguri për konsumatorët lidhur me jetëgjatësinë e baterive.

Çfarë ndryshon për blerësit e makinave?

Standardi i ri parashikon gjithashtu krijimin e një dokumenti të posaçëm, të quajtur “Pasaporta Mjedisore e Automjetit”, ku do të përfshihen të dhëna për emetimet e CO2, konsumin e karburantit dhe energjisë elektrike, jetëgjatësinë e baterisë dhe autonominë e automjeteve elektrike.

Prodhuesit e automjeteve pritet të përballen me kosto shtesë për përshtatjen me kërkesat e reja, përfshirë teknologjitë e monitorimit dhe komponentët që reduktojnë ndotjen.

Megjithatë, standardi Euro 7 nuk i ndryshon në mënyrë thelbësore kufijtë ekzistues të emetimeve të CO₂ nga marmita për makinat e lehta, por zgjeron kontrollin drejt burimeve të tjera të ndotjes.

Rregullat do të zbatohen fillimisht për modelet e reja të makinave dhe furgonëve nga 29 nëntori 2026, ndërsa nga 29 nëntori 2027 do të bëhen të detyrueshme për të gjitha automjetet e reja të kategorive përkatëse që regjistrohen në Bashkimin Evropian.

Automjetet që janë tashmë në qarkullim nuk preken nga këto kërkesa të reja. Me “Euro 7”, Bashkimi Evropian synon të zgjerojë kontrollin e ndotjes në të gjithë ciklin e përdorimit të automjeteve, duke përfshirë edhe burimet që deri më tani nuk ishin pjesë e standardeve tradicionale të emetimeve.

The post BE nis zbatimin e standardit të ri “Euro 7”, makinat do të kontrollohen edhe për ndotjen nga gomat dhe frenat appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Shqipëria kthehet në mediat botërore, Reuters: Dhuna shpërthen në ditën e dytë të protestës antiqeveritare

Ashtu si dje, edhe sot, në Tiranë është zhvilluar protestë, duke e kthyer kështu Shqipërinë sërish në vëmendjen e mediave botërore. Një nga to është Reuters. Kjo e fundit raporton se mijëra shqiptarë dolën të dielën në rrugët e kryeqytetit, duke hedhur gurë dhe mjete piroteknike, ndërsa kërkuan dorëheqjen e …

News
Komuna e Gjilanit thotë se të gjitha rrugët në territorin e saj janë të kalueshme: Qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar

Komuna e Gjilanit, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se të gjitha rrugët në këtë komunë janë të kalueshme. Në njoftim shtohet edhe se, pas reshjeve të borës, ekipet e mirëmbajtjes dimërore janë angazhuar në terren për pastrimin e rrugëve dhe sigurimin e qarkullimit të automjeteve. ‘’ Komuna e …

News
Man City reagon ashpër pas barazimit me Arsenalin, paralajmëron ankesë zyrtare

Manchester City ka reaguar përmes një komunikate zyrtare pas barazimit 2-2 ndaj Arsenalit, duke shprehur pakënaqësinë me vendimet e gjyqtarëve gjatë kësaj përballjeje. Klubi anglez ka bërë të ditur se të hënën do t’i drejtohet zyrtarisht organit përgjegjës për gjyqtarët, Pro Ref, për të kërkuar sqarime të hollësishme rreth vendimeve …