Shqipëria kthehet në mediat botërore, Reuters: Dhuna shpërthen në ditën e dytë të protestës antiqeveritare

Ashtu si dje, edhe sot, në Tiranë është zhvilluar protestë, duke e kthyer kështu Shqipërinë sërish në vëmendjen e mediave botërore.

Një nga to është Reuters. Kjo e fundit raporton se mijëra shqiptarë dolën të dielën në rrugët e kryeqytetit, duke hedhur gurë dhe mjete piroteknike, ndërsa kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome, në përpjekje për të shpërndarë protestat kundër qeverisë, të udhëhequra nga studentët, të cilat po zhvillohen për të dytën ditë radhazi.

Reuters, raporton edhe se të nxitura nga pakënaqësia lidhur me korrupsionin e pretenduar qeveritar, mungesën e vendeve të punës dhe standardet e dobëta në arsim, protestat kanë tronditur Tiranën që nga mesi i tetorit dhe më pas janë përhapur edhe në qytete të tjera.

Demonstratat shpesh kanë përfunduar në dhunë, me protestues që kanë vënë zjarrin në ndërtesa qeveritare dhe banka, kanë thyer vitrinat e dyqaneve dhe kanë shkulur pllakat e trotuareve për t’i hedhur në drejtim të policisë.

Pas një periudhe të shkurtër qetësie, tensionet u rritën sërish të shtunën. Disa protestues, të maskuar, qëlluan me gurë drejt një ndërtese qeveritare dhe tentuan të arrinin te zyra e kryeministrit Rama, por u zmbrapsën nga policia.

Zyrtarët shëndetësorë njoftuan se të dielën u lënduan edhe 12 persona të tjerë, pas më shumë se 60 të lënduarve të regjistruar të shtunën. Shumë prej tyre u goditën nga plumbat e gomës.

Qeveria e Ramës mohon akuzat për korrupsion dhe ka bërë thirrje për dialog lidhur me kërkesat e protestuesve.

Qeveria gjithashtu ka reaguar duke prezantuar disa masa, përfshirë uljen e çmimit të karburanteve dhe ndarjen e më shumë mjeteve financiare për familjet në nevojë.

The post Shqipëria kthehet në mediat botërore, Reuters: Dhuna shpërthen në ditën e dytë të protestës antiqeveritare appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
BE nis zbatimin e standardit të ri “Euro 7”, makinat do të kontrollohen edhe për ndotjen nga gomat dhe frenat

Bashkimi Evropian ka nisur zbatimin e standardit të ri të emetimeve “Euro 7”, i cili sjell kërkesa të reja për automjetet e reja, duke përfshirë jo vetëm shkarkimin e gazrave, por edhe ndotjen që shkaktohet nga konsumimi i frenave dhe gomave. Rregullat e reja, që nisin të zbatohen që më …

News
Komuna e Gjilanit thotë se të gjitha rrugët në territorin e saj janë të kalueshme: Qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar

Komuna e Gjilanit, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se të gjitha rrugët në këtë komunë janë të kalueshme. Në njoftim shtohet edhe se, pas reshjeve të borës, ekipet e mirëmbajtjes dimërore janë angazhuar në terren për pastrimin e rrugëve dhe sigurimin e qarkullimit të automjeteve. ‘’ Komuna e …

News
Man City reagon ashpër pas barazimit me Arsenalin, paralajmëron ankesë zyrtare

Manchester City ka reaguar përmes një komunikate zyrtare pas barazimit 2-2 ndaj Arsenalit, duke shprehur pakënaqësinë me vendimet e gjyqtarëve gjatë kësaj përballjeje. Klubi anglez ka bërë të ditur se të hënën do t’i drejtohet zyrtarisht organit përgjegjës për gjyqtarët, Pro Ref, për të kërkuar sqarime të hollësishme rreth vendimeve …