Abdixhiku del pak në LDK’në e Beneluksit: E çmoj besimin tuaj dhe e di çfarë përgjegjësie më ngarkon

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar vizitë në Bruksel, ku është pritur nga strukturat e LDK’së atje.

Abdixhiku, ka deklaruar se një pjesë e historisë së Kosovës është shkruar në mërgatë, nga njerëz që ndërtuan jetën larg Kosovës dhe ‘’morën përsipër më shumë sesa u takonte për fatin e atdheut tonë’’.

‘’ E çmoj besimin tuaj dhe e di mirë çfarë përgjegjësie më ngarkon’’, ka shkruar mes tjerash Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Sonte, në Bruksel, mes bashkatdhetarëve dhe bashkëveprimtarëve të mi të LDK-së, u ndjeva si në shtëpi. Ju falënderoj për pritjen dhe për bisedat që patëm. E çmoj besimin tuaj dhe e di mirë çfarë përgjegjësie më ngarkon.

Një pjesë e historisë së Kosovës është shkruar në mërgatë, nga njerëz që ndërtuan jetën larg Kosovës dhe morën përsipër më shumë sesa u takonte për fatin e atdheut tonë. Edhe sot, mundi i tyre është vlerë e vendit tonë.

Faleminderit degës sonë të LDK-së në Beneluks që na mblodhi sonte rreth sofrës së Darkës së Lamës. Të shtrosh sofrën për tjetrin është ndër zakonet më të bukura të popullit tonë. Sonte, në zemër të Evropës, bashkatdhetarët tanë e shtruan sofrën e Darkës së Lamës. Kështu e çojnë kulturën tonë përtej kufijve të Kosovës dhe e bëjnë pjesë të jetës së qyteteve ku jetojnë.

The post Abdixhiku del pak në LDK’në e Beneluksit: E çmoj besimin tuaj dhe e di çfarë përgjegjësie më ngarkon appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
ASK publikon statistikat – Rritet numri i lindjeve dhe shkurorëzimeve, bie ai i martesave

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin Shtator 2026. Nga ASK bëhet e ditur se, ka pasur më shumë lindje në muajin Shtator 2026 se sa në Gusht 2026. Në publikim shtohet edhe se, në muajin …

News
Maleni e barazon rekordin e Romës me 26 gola në vitin 2026, duke tejkaluar Kane dhe Mbappe

Donyell Malen ka barazuar një rekord 66-vjeçar të Romës, pasi katër golat e tij në fitoren 5-1 ndaj Parmës e çuan në kuotën e 26 golave në Serie A gjatë vitit 2026. Sipas “Opta”, i vetmi lojtar tjetër i “Giallorossëve” që ka shënuar më shumë se 25 gola në kampionat …

News
Scott McTominay e shpëton Napolin, ia jep tri pikë ndaj Torinos

Napoli ka shënuar fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Torinos, në kuadër të Serie A, duke i dhënë fund rrezikut për të barazuar tri ndeshje radhazi në shtëpi. Pas një pjese të parë me raste të shumta, por pa gola, Scott McTominay vendosi ndeshjen në minutën e 73-të. Mesfushori skocez realizoi …