
Barcelona është nisur drejt Bakusë, ku do të përballet me skuadrën azere Sabah në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Ky udhëtim drejt kryeqytetit të Azerbajxhanit do të shënojë distancën më të gjatë që klubi katalunas ka përshkuar ndonjëherë për një ndeshje si mysafir në garat evropiane.
Sipas mediumit “İdman.Biz”, Barcelona do të udhëtojë plot 3.970 kilometra deri në Baku, duke thyer rekordin e mëparshëm të klubit për udhëtimin më të gjatë në një ndeshje evropiane.
Deri më tani, udhëtimi më i gjatë i Barcelonës kishte qenë ai drejt Kazanit të Rusisë, që ndodhet 3.725 kilometra larg qytetit katalunas.
Nën drejtimin e Pep Guardiolës, Barcelona ishte përballur me Rubin Kazanin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në vitet 2009 dhe 2010.
Të dyja ndeshjet si mysafire kishin përfunduar me barazim.
Në vendin e tretë të kësaj liste renditet Beersheba e Izraelit, e cila ndodhet 3.114 kilometra larg Barcelonës.
Më 12 shtator 1995, skuadra katalunase kishte triumfuar me rezultatin e thellë 7-0 ndaj Hapoel Beershebas, në kuadër të raundit të parë të Kupës UEFA.
Pas katër xhirove të fazës së ligës në edicionin aktual të Ligës së Kampionëve, Barcelona renditet në vendin e pestë me nëntë pikë, ndërsa Sabah zë pozitën e 31-të me tri pikë.
Ndeshja ndërmjet Sabahut dhe Barcelonës do të zhvillohet më 25 nëntor në stadiumin “Baku Olympic”, me fillim nga ora 18:45./GazetaExpress/
The post Barcelona e ka përshkuar udhëtimin më të gjatë ndonjëherë, për një ndeshje si mysafire në Evropë appeared first on Gazeta Express.