
Të reshurat e borës dhe ngricat e shkaktuara, kanë bërë që në disa rrugë të Kosovës të ketë vështirësi të qarkullimit.
Ndërkohë, Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit ka përditësuar të dhënat për gjendjen e rrugëve që çojnë drejt pikave të kalimit kufitar.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara në faqen e kësaj qendre, vështirësi në qarkullim vazhdon të ketë në rrugën Podujevë–Merdarë, Gjakovë–Qafë e Prushit dhe Prishtinë–Mutivodë.
Ndërkaq, në rrugët që çojnë drejt pikave të tjera kufitare, ndonëse raportohet për prani të borës, nuk ka njoftime për akull, mjegull apo rrëshqitje të dheut.

The post Bora vështirëson qarkullimin në disa rrugë që çojnë drejt pikave kufitare, QKMK jep detaje appeared first on Gazeta Express.