Brdo-Brijuni në Ohër, Mickoski i publikon fotografitë, në darkë edhe Presidentja Shiroka- Pula, Begaj, Milatoviq, Çupiq…

Presidentja e Kosovës Justina Pula ka marrë pjesë në një darkë joformale të organizuar nga presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, me presidentët e shteteve pjesëmarrëse në Procesin Brdo-Brioni.

Për këtë ka treguar, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Sipas Mickoskit, në fokus të bisedimeve gjatë darkës ishin bashkëpunimi rajonal, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, stabiliteti dhe perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor.

Ai ka theksuar se dialogu, besimi i ndërsjellë dhe angazhimi i përbashkët janë kyç për ndërtimin e një rajoni stabil, prosperues dhe evropian. /Gazeta Express

The post Brdo-Brijuni në Ohër, Mickoski i publikon fotografitë, në darkë edhe Presidentja Shiroka- Pula, Begaj, Milatoviq, Çupiq… appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, i ftuar sonte në emisionin “Politiko” në Kanal 10, foli për “prostestën” që bëri në Kuvend  lidhur me rastet e vrasjeve të pasluftës në Kosovë. Haradinaj tha se pas përfundimit të luftës dhe largimit të forcave serbe nga Kosova, pavarësisht pranisë së institucioneve ndërkombëtare, përfshirë …

News
Parashikimi i motit për të premten

Të premten parashikohet mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ku herë pas here pritet të ketë reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve. Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi prej 7-35 km/h. Temperaturat minimale …

News
Guardiola e konfirmon: Synimi im i radhës është ta drejtoj një kombëtare

Pep Guardiola ka zbuluar se dëshiron që aventura e tij e radhës si trajner të jetë në futbollin e kombëtareve. Ish-trajneri i Manchester Cityt ka bërë të ditur se synon të marrë drejtimin e një përfaqësueseje dhe të fitojë një trofe në nivel ndërkombëtar. Guardiola kishte zhvilluar diskutime për të …