
Analisti Blerim Latifi dhe Donika Kadaj-Bujupi, kanë debatuar për çështje ekonomike në “Pressing” të T7.
Kadaj-Bujupi ka thënë se ka zhvillim ekonomik, ndërsa Latifi tha se gjithçka varet nga importi.
“Unë po flas për programin e kryeministrit që i ka shpërnda 3-4 palë zgjedhje, një kryeministër që me politika sociale ka ardhur në pushtet dhe i ka fitu”. Tha Kadaj-Bujupi
“Një vend që nuk ka zhvillim ekonomik, për shkak se ti je një ekonomi që bazohesh komplet në import, kjo tregon që nuk ke zhvillim ekonomik sepse nuk eksporton asgjë”, tha Latifi
“Gjithë e dimë që me pas prodhim të brendshëm ka zhvillim më të madh”, tha Kadaj-Bujupi /Gazeta Express
The post Debat mes Latifit dhe Kadaj-Bujupit: Ka zhvillim ekonomik – nuk ka se varesh nga importi appeared first on Gazeta Express.