E djathta drejt shumicës në Spanjë, Trump e quan lajm të shkëlqyeshëm humbjen e Pedro Sanchez

Dy partitë opozitare të krahut të djathtë në Spanjë janë pranë sigurimit të shumicës parlamentare, sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të parakohshme, duke vënë në rrezik vazhdimin e qeverisjes së kryeministrit socialist Pedro Sánchez.

Sipas raportimit të gazetës britanike The Guardian, me 80 për qind të votave të numëruara, Partia Popullore (PP), e qendrës së djathtë, pritet të jetë subjekti më i madh politik në parlamentin e ri.

Megjithatë, për të formuar qeverinë, PP-së do t’i nevojitet një koalicion me partinë e djathtë ekstreme Vox.

Sipas projeksioneve të deritanishme, të dyja partitë pritet të sigurojnë gjithsej 186 ulëse në parlament, duke kaluar pragun prej 176 deputetësh që nevojiten për shumicën.

Nëse këto rezultate konfirmohen, kjo do t’i hapte të djathtës ekstreme mundësinë e parë për të marrë pjesë në qeverisjen e Spanjës që nga vdekja e diktatorit Francisco Franco në vitin 1975.

Rezultatet përfundimtare mund të pësojnë ndryshime të vogla, pasi numërimi i votave ende nuk ka përfunduar.

Sondazhet e publikuara më herët nga mediat kryesore spanjolle gjithashtu tregonin se PP dhe Vox ishin përpara në garën për sigurimin e 176 ulëseve parlamentare.

Nëse konfirmohet ky rezultat, ai do të shënonte fundin e tetë viteve të qeverisjes së socialistit Pedro Sánchez i cili e ka pasur reputacionin e ‘mbijetuesit’ të krizave në politikën spanjolle.

Trumpi përshëndet humbjen e pritshme të Sánchezit: Lajm i shkëlqyeshëm

Presidenti amerikan, Donald Trump, i është gëzuar rezultateve preliminare të zgjedhjeve në Spanjë, të cilat paralajmërojnë humbjen e kryeministrit socialist Pedro Sánchez.

“Ai humbi? Kjo është gjë e mirë. Ka bërë një punë të tmerrshme. E meriton të humbasë. Ky është lajm i shkëlqyeshëm”, deklaroi Trump para gazetarëve.

The post E djathta drejt shumicës në Spanjë, Trump e quan lajm të shkëlqyeshëm humbjen e Pedro Sanchez appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
BE nis zbatimin e standardit të ri “Euro 7”, makinat do të kontrollohen edhe për ndotjen nga gomat dhe frenat

Bashkimi Evropian ka nisur zbatimin e standardit të ri të emetimeve “Euro 7”, i cili sjell kërkesa të reja për automjetet e reja, duke përfshirë jo vetëm shkarkimin e gazrave, por edhe ndotjen që shkaktohet nga konsumimi i frenave dhe gomave. Rregullat e reja, që nisin të zbatohen që më …

News
Shqipëria kthehet në mediat botërore, Reuters: Dhuna shpërthen në ditën e dytë të protestës antiqeveritare

Ashtu si dje, edhe sot, në Tiranë është zhvilluar protestë, duke e kthyer kështu Shqipërinë sërish në vëmendjen e mediave botërore. Një nga to është Reuters. Kjo e fundit raporton se mijëra shqiptarë dolën të dielën në rrugët e kryeqytetit, duke hedhur gurë dhe mjete piroteknike, ndërsa kërkuan dorëheqjen e …

News
Komuna e Gjilanit thotë se të gjitha rrugët në territorin e saj janë të kalueshme: Qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar

Komuna e Gjilanit, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se të gjitha rrugët në këtë komunë janë të kalueshme. Në njoftim shtohet edhe se, pas reshjeve të borës, ekipet e mirëmbajtjes dimërore janë angazhuar në terren për pastrimin e rrugëve dhe sigurimin e qarkullimit të automjeteve. ‘’ Komuna e …