Klitschko: Forcat ruse e goditën Kievin me raketa balistike

Forcat ruse sulmuan kryeqytetin ukrainas Kiev me raketa balistike vonë të mërkurën, duke goditur një qendër tregtare dhe dy ndërtesa të tjera, tha kryetari i qytetit, Vitali Klitshko.

Dëshmitarë të agjencisë “Reuters” thanë se në qytet kishin ndodhur dy seri shpërthimesh të forta.

Klitshko, duke shkruar në rrjetin “Telegram”, tha se sulmi po vazhdonte dhe i këshilloi banorët të qëndronin në strehimore. Tre persona u plagosën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.Reklamë

Klitshko tha se raketat kishin goditur një qendër tregtare dhe dy ndërtesa të tjera në anën lindore të lumit Dnepër, që e ndan qytetin në dysh. Ai tha se një ndërtesë ishte dëmtuar rëndë.

Forcat ruse kanë goditur rregullisht Kievin dhe qytete të tjera ukrainase që nga shtatori.

Më herët këtë javë, presidenti ukrainas Volodimir Zelensky tha se, sipas inteligjencës, forcat ruse po përgatisnin një sulm të ri të madh ndaj Ukrainës.

Si Ukraina, ashtu edhe Rusia mohojnë se synojnë objekte civile.

The post Klitschko: Forcat ruse e goditën Kievin me raketa balistike appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Ilaçi i ri zvogëlon tumoret te pacientët me kancer të pankreasit

Një ilaç i ri, i marrë në formë tablete çdo ditë, po jep rezultate premtuese në trajtimin e kancerit të pankreasit, një prej formave më agresive dhe më të vështira për t’u trajtuar të kësaj sëmundjeje. Në provat e hershme klinike, tumoret u zvogëluan te disa pacientë, ndërsa te një …

News
CNN: Inteligjenca artificiale do të eliminojë shumë vende pune. Çfarë duhet të studiojnë fëmijët tuaj?

Shumë drejtues të teknologjisë pohojnë se inteligjenca artificiale do të jetë në gjendje t’i tejkalojë njerëzit në çdo fushë që ka vlerë ekonomike brenda dekadës së ardhshme. Ky është paralajmërimi i Daniel Susskind në librin e tij të ri, “Çfarë duhet të bëjnë fëmijët e mi? Një udhëzues njerëzor për …

News
Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos mbërrin në Tiranë, pritet nga Rama në Kryeministri

Kryeministri Rama ka pritur sot në zyrën e tij në Kryeministri Komisioneren e BE për Zgjerimin, Marta Kos. Së bashku me delegacionin e saj, Kos zhvilloi një takim me kryeministrin, ndërsa e pranishme ka qenë dhe ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa. Në momentin e takimit, kryeministri Rama dëgjohet …