
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar me kryediplomatin e Greqisë, George Gerapetritis.
Konjufca tha se atij i ka folur për njohjen e Kosovës nga Greqia, që tha se “d otë ishte një hap me peshë” për marrëdhëniet mes dy vendëve.
Ministri kosovar tha se Gerapetritis e ftoi për vizitë në Kosovë.
“Pas shkëmbimit të fundit që pata në Delfi këtë pranverë, sot në Athinë pata kënaqësinë të takoj ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, George Gerapetritis”, shkroi Konjufca në një postim në Facebook.
Ai tha se mbështetja e Greqisë për liberaizimin e vizave për Kosovën ishte hap që i dha “vlerë të drejtëpërdrejtë” pashkëpunimit.
“Përkrahja që Greqia dha për liberalizimin e vizave për Kosovën është ndër hapat që i kanë dhënë vlerë të drejtpërdrejtë bashkëpunimit mes dy vendeve tona. E çmojmë këtë përkrahje dhe duam që bashkëpunimi mes Kosovës dhe Greqisë të marrë edhe më shumë hov përmes dialogut politik më të rregullt e lidhjeve më të forta ekonomike”, shkroi ai.
“Njohja e Republikës së Kosovës nga Greqia do të ishte një hap me peshë për marrëdhëniet tona dhe për fqinjësinë e mirë në rajon. Këtë bindje e ndava me ministrin Gerapetritis, bashkë me ftesën që bisedën e rradhës ta vazhdojmë në Kosovë”, shkroi Konjufca.
The post Konjufca takohet me kryediplomatin e Greqisë: Njohja do të ishte hap me peshë, e ftova që bisedën ta vazhdojmë në Kosovë appeared first on Gazeta Express.