Kriza energjetike, ish-ministri i Energjisë: E papranueshme se si Kurti s’bisedon me Ramën  për bashkëpunimin afatgjatë me KESH’in

Çështja e energjisë është bërë temë diskutimi edhe një herë, për të satin vit radhazi. Si në vitet paraprake, edhe këtë vit, qeveria e vendit ka paralajmëruar sërish ‘’dimër të vështirë’’.

Si rrjedhojë e kësaj, partitë opozitare e njohës të fushës kanë hedhur kritika drejt ekzekutivit për menaxhimin e këtij sektori.

Kritika kanë ardhur edhe nga ish-politikan të vendit. Një nga ta është ish-ministri i Energjisë dhe Minierave, Ethem Çeku.

Ky i fundit, në një intervistë dhënë për REL, ka paralajmëruar se ndërprerjet e rrymës gjatë dimrit do t’i godasin veçanërisht bizneset prodhuese, që detyrohen të përdorin gjeneratorë dhe të përballen me kosto shtesë. I njëjti, e ka cilësuar si të ‘’papranueshme’’ mosbisemet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama, për këtë çështje.

‘’Është shumë e papranueshme, e pakuptueshme se si kryeministri ynë [Albin Kurti] nuk ulet me bisedu me kryeministrin e Shqipërisë [Edi Rama] dhe ta përzgjedh bashkëpunimin afatgjatë me KESH-in”, tha ai duke iu referuar bashkëpunimit me Korporatën Energjetike të Shqipërisë’’, ka thënë ai.

Çeku, është shfaqur kritikë edhe lidhur me vendimin e qeverisë, e cila pak ditë më parë, ka miratuar ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe.

Për këtë vendim, Çeku, ka theksuar se ‘’energjia është treg i hapur’’, dhe se e njëjta ‘’nuk duron korniza politike’’.

“Unë nuk e shoh diçka që është bërë ndonjë hap i mençur. Energjia nuk duron mekanizma apo korniza politike, është treg i hapur. Neve na nevojitet që të blejmë energji me kosto sa më të lirë për qytetarin dhe për bizneset tona”, ka thënë ai.

Ndryshe, qeveria e udhëhequr nga Kurti, ka qenë cak i kritikave të shpeshta dhe të shumta lidhur me situatën e rrymës. Të njëjtat janë bërë si pasojë e rritjes së disahershme të çmimit të energjisë, gjë e cila, sipas kritikëve, ka ndikuar edhe në shtrenjtimin e çmimeve të produkteve të tjera, kësisoj, të ndikojë edhe në shtrenjtimin e kostos së jetesës.

The post Kriza energjetike, ish-ministri i Energjisë: E papranueshme se si Kurti s’bisedon me Ramën  për bashkëpunimin afatgjatë me KESH’in appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Kraki ndan fjalën e tij në Asamblenë e frankofonisë në Bruksel: A duhet Kosova të ketë trajtim të njëjtë në zgjerim

Deputeti nga radhët e VV’së, Nezir Kraki, përmes një postimi në Facebook, ka ndarë fjalimin e tij të mbajtur në Bruksel, në kuadër të sesionit të Asamblesë parlamentare të frankofonisë. Kraki, bën të ditur se, ai i ka shtruar dy pyetje në këtë mbledhje që kanë të bëjnë me trajtimin …

News
Ish- Kreu i veteranëve të UÇK Besim Hoda themelon “Lëvizjen Një”, subjekti promovohet më 27 Nëntor në Shkup

Një parti e re është paralajmëruar të formohet në Maqedoninë e Veriut. Ish-kryetari i shoqatës së veteranëve të UÇK’së, Besim Hoda, është ai që pritet ta promovojë Lëvizjen ‘’Një’’, me 27 nëntor në Shkup. Vetë Hoda, ka thënë se, kjo parti, do jetë ‘mikpritëse’ dhe ‘dyer hapur’ si për shqiptarët …

News
Platforma Liria ka Emër për Jakup Krasniqin: Dy beteja për liri, e para për të gjithë, e dyta për UÇK’në e historinë

Platforma qytetare “Liria ka emër” ka reaguar pas përfundimit të vizitës katërditore të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në Kosovë. Përmes një postimi, platforma ka shpërndarë një mesazh në mbështetje të Krasniqit, duke thënë se beteja e tij në Hagë është një betej tjetër për Liri. Postimi: Dy …