Plot ndeshje interesante gjatë tri ditëve në Superligë

Superliga e futbollit do të vazhdojë me xhiron e 15-të, e cuka do të luhet brenda tri ditëve.

Për festën e 28 Nëntorit, të shtunën nuk do të ketë futboll, kurse ndeshjet do të luhen të premten, të dielën e të hënën.

Kjo xhiro do të hapet me një përballje mjaft interesante. Llapi, i cili vjen pas dy fitoresh radhazi, do ta vizitojë Malishevën, e cila edhe në këtë sezon është mjaft e fuqishme.

Mbetet të shihet nëse ekipi i Kastriot Rexhës do t’i mbajë pikët në shtëpi dhe të mbetet në hap me lideren Prishtina, apo skuadra e Tahir Batatinës do ta regjistrojë një tjetër fitore të madhe për t’u ngritur edhe më shumë në tabelë.

Të dielën do të luhen dy ndeshje të tjera. Pa dyshim, vëmendja e të gjithëve do të jetë tek derbi i Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës, me dy skuadrat që kanë ambicie të mëdha edhe në këtë sezon.

Kurse, në duelin tjetër të së dirlës, Feronikeli 74 do ta presë lideren Prishtina.

Skuadra nga Drenasi është këndellur në javët e fundit dhe pritet të jetë një “arrë e fortë” për Bardhekaltrit, të cilët sigurisht se në “Rexhep Rexhepi” do t’i kërkojnë tri pikë.

E të hënën do të luhen dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje.

Interesant do të jetë ballafaqimi mes Dukagjinit dhe Ballkanit, ku të dyja skuadrat i kanë gjasat e tyre për të nxjerrë rezultat pozitiv.

Kurse, xhiroja mbyllet me skuadrat që do të mundohen t’i shpëtojnë rënies nga liga, Drenica dhe Vushtrria. /Gazeta Express

The post Plot ndeshje interesante gjatë tri ditëve në Superligë appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Ilaçi i ri zvogëlon tumoret te pacientët me kancer të pankreasit

Një ilaç i ri, i marrë në formë tablete çdo ditë, po jep rezultate premtuese në trajtimin e kancerit të pankreasit, një prej formave më agresive dhe më të vështira për t’u trajtuar të kësaj sëmundjeje. Në provat e hershme klinike, tumoret u zvogëluan te disa pacientë, ndërsa te një …

News
CNN: Inteligjenca artificiale do të eliminojë shumë vende pune. Çfarë duhet të studiojnë fëmijët tuaj?

Shumë drejtues të teknologjisë pohojnë se inteligjenca artificiale do të jetë në gjendje t’i tejkalojë njerëzit në çdo fushë që ka vlerë ekonomike brenda dekadës së ardhshme. Ky është paralajmërimi i Daniel Susskind në librin e tij të ri, “Çfarë duhet të bëjnë fëmijët e mi? Një udhëzues njerëzor për …

News
Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos mbërrin në Tiranë, pritet nga Rama në Kryeministri

Kryeministri Rama ka pritur sot në zyrën e tij në Kryeministri Komisioneren e BE për Zgjerimin, Marta Kos. Së bashku me delegacionin e saj, Kos zhvilloi një takim me kryeministrin, ndërsa e pranishme ka qenë dhe ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa. Në momentin e takimit, kryeministri Rama dëgjohet …