Porto me fitore minimale ndaj Feyenoordit

Porto ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur Feyenoordin me rezultat 1-0 në një ndeshje të luftuar deri në fund.

Skuadra e Francesco Fariolit e nisi në mënyrën më të mirë takimin në Roterdam, duke kaluar në epërsi që në minutën e dytë. Pas një aksioni të bukur të Oskar Pietuszewskit në krahun e majtë, Oussama Targhalline devijoi topin në portën e tij, duke i dhënë avantazhin portugezëve.

Pas golit të pësuar, Feyenoordi u mundua të reagonte dhe krijoi disa raste të mira, por portieri Diogo Costa ishte në nivel të lartë, duke ndalur përpjekjet e vendasve.

Skuadra holandeze e shtoi presionin në pjesën e dytë dhe ishte shumë pranë barazimit në minutat e fundit. Fillimisht, Targhalline goditi traversën me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa më pas edhe Nacho Ferri u ndal nga shtylla, pasi goditja e tij me kokë përfundoi në shtyllën e portës së Portos.

Megjithatë, Porto arriti ta ruante epërsinë deri në fund dhe siguroi tri pikë të rëndësishme.

Kjo ishte fitorja e shtatë radhazi e Portos në të gjitha garat, ndërsa Feyenoord vazhdon serinë negative, duke mbetur pa fitore në shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Pas pesë ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, skuadra holandeze gjendet jashtë zonës së kualifikimit në fazën eliminatore./GazetaExpress/

The post Porto me fitore minimale ndaj Feyenoordit appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Debati i Besa Gaxherit me Valon Sylën: “Tana i di, kërkushi hiç bre s’ka ba kurgjo, e të shet patriotizëm” -” Edhe Vetëvendosje na sosi”

Zyrtarja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka diskutuar në emisionin “Pressing” për qeverisjen e Vetëvendosjes dhe zhvillimet politike në vend. Ajo ka thënë se Vetëvendosja po ndjek një politikë të dëmshme për vendin. Gjatë diskutimit, Gaxherri tha: “Kërkushi hiç s’ka bo kurgjo, del flet, shet patriotizëm”.  Ajo në një moment tha se …

News
Parashikimi i motit për të mërkurën

Të mërkurën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta të shtresave të larta në orët e mëngjesit, ndërsa si pasojë e kthjellimeve gjatë natës, do të ketë edhe acar. Në orët vijuese pritet vranësirat të dendësohen, duke sjellë reshje të reja, kryesisht në orët e vona të mbrëmjes. Reshjet …

News
Tri gola për për 14 minuta, Reali kthehet në lojë ndaj PSV-së

Pasi përfundoi pjesa e parë, Real Madridi ishte duke humbur nga PSV-ja, me shifrat prej 1-0. Ivan Perisici kishte shënuar për 1-0 nga penalltia, në minutën e 32-të të ndeshjes. Mirëpo, në pjesën e dytë u pa një tjetër Real Madrid. Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho e barazoi rezultatin …