Rreth 300 raste me fruth në Kosovë, mjekët apelojnë për vaksinim

Rastet e prekura nga fruthi në Kosovë kanë shënuar rritje, veçanërisht gjatë muajit të fundit. Sipas të dhënave të QKMF-së në Prizren, të marra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), nga prilli deri në fillim të nëntorit të këtij viti janë regjistruar rreth 300 raste në gjithë vendin.

Drita Qollaku, shefe e Urgjencës në QKMF, ka bërë të ditur se mbi 90 për qind e rasteve u përkasin personave të pavaksinuar.

“Mbi 90 për qind e këtyre rasteve, sipas IKSHPK-së, i përkasin grupeve të pavaksinuara. Kjo tregon qartë rëndësinë e vaksinimit kundër fruthit”, ka thënë Qollaku.

Sipas mjekëve, një person i infektuar me fruth mund të infektojë deri në nëntë persona të tjerë. Virusi mund të përhapet katër ditë para dhe katër ditë pas shfaqjes së skuqjeve në lëkurë.

Përveç përhapjes së shpejtë, fruthi mund të shkaktojë edhe komplikime serioze shëndetësore.

“Antibiotikët duhet të shmangen në trajtimin e fruthit, përveç rasteve kur paraqiten infeksione bakteriale dytësore. Fruthi e dobëson imunitetin dhe mund të shkaktojë komplikime serioze, deri te encefaliti”, ka deklaruar Qollaku.

Edhe qytetarët vlerësojnë se vaksinimi është i domosdoshëm dhe se prindërit duhet të tregojnë përgjegjësi në mbrojtjen e fëmijëve nga sëmundjet ngjitëse.

Drilon Gashi nga Prizreni ka thënë se, pavarësisht frikës fillestare, familja e tij ka vendosur t’i vaksinojë fëmijët.

“Kemi pasur pak frikë, por është diçka që duhet të bëhet. Ne jemi popull që ndonjëherë besojmë në bestytni dhe histori të ndryshme, por vaksinimi duhet të bëhet patjetër. Pas vaksinimit nuk kemi pasur asnjë problem”, ka thënë Gashi.

Raste të infektimit me fruth ka edhe në vendet e rajonit, ndërsa prindërit theksojnë rëndësinë e respektimit të kalendarit të vaksinimit./RTK

The post Rreth 300 raste me fruth në Kosovë, mjekët apelojnë për vaksinim appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Joseph sugjeron që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë sa më shpejt me temën e personave të zhdukur

Profesori amerikan, Edward P. Joseph, në një intervistë për mediumin serb “Radar”, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet “t’i përmbushë plotësisht obligimet kushtetuese ndaj komunitetit serb”,  në mënyrë që sipas tij, ata të gëzojnë të drejta të barabarta dhe të kenë perspektivë në Kosovë. Duke folur për çështjen e …

News
Fitore me “manita” nga Milani ndaj Frosinones, shënon edhe Ardon Jashari

Milani ka regjistruar një fitore të thellë 5-1 ndaj Frosinones në “San Siro”, duke u ngjitur në katër pozitat e para në tabelën e Serie A. Kuqezinjtë kaluan në epërsi që në minutën e katërt, kur Gabriele Calvani shënoi autogol pas një aksioni të vendasve. Në minutën e 20-të, Goncalo …

News
Kaos në aeroportet amerikane, qindra fluturime me vonesa! Defekti teknik në Delta Air Lines shkakton bllokim të udhëtimeve

Një defekt teknik në sistemet e kompanisë ajrore Delta Air Lines ka shkaktuar probleme të konsiderueshme në transportin ajror në Shtetet e Bashkuara, duke sjellë qindra vonesa fluturimesh dhe vështirësi në disa aeroporte të vendit. Problemi u regjistrua të dielën, më 22 nëntor, në sistemin e automatizuar që përdoret për …