Rudina flet për raportin Sharri-Anjeza: Vë në dyshim nëse do Sharrin apo Policin?

Opinionistja e “Big Brother VIP Kosova”, Rudina, ka komentuar raportin mes Anjezës dhe Sharrit, duke ngritur dyshime se afrimiteti mes tyre mund të jetë pjesë e një loje të përgatitur.

Sipas saj, dy banorët mund të kenë një marrëveshje të heshtur për të krijuar përshtypjen se kanë pëlqim për njëri-tjetrin.

Rudina gjithashtu u shpreh se, nëse polici i përfolur jashtë shtëpisë ekziston, atëherë ai mund të jetë në dijeni të kësaj loje dhe të jetë pjesë e marrëveshjes mes të treve.

“Unë mendoj se Anjeza dhe Sharri kanë një marrëveshje të heshtur dhe kjo nuk ka lidhje nëse ekziston apo jo polici. Mendoj se Sharri dhe Anjeza e kanë këtë marrëveshje në heshtje, ose e kanë bërë më herët, që të bëjnë sikur kanë pëlqim për njëri-tjetrin. Sharri nuk është ekspresiv, ndërsa Anjeza është shumë ekspresive. Jam e sigurt se, nëse polici ekziston, e njeh shumë mirë Sharrin dhe e kanë bërë të tre bashkë këtë lojë”, ka deklaruar Rudina.

Për më shumë:

The post Rudina flet për raportin Sharri-Anjeza: Vë në dyshim nëse do Sharrin apo Policin? appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Bekë Berisha: Nënë Tereza qenka më problem për qeverinë sesa vizita e delegacionit të ushtrisë serbe në Prishtinë!

Deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, ka reaguar lidhur me çështjen e muralit të Nënë Terezës, që Komuna e Prishtinës synon ta vendosë në ndërtesën e ministrisë së Ekonomisë në sheshin qendror. Berisha ka thënë se për Qeverinë më problematike është Nënë Tereza sesa vizita e delegacionit të ushtrisë serbe në …

News
Sharri pranon pëlqimin për Anjezën, por thotë se “diçka më ndalon”

Sharri ka folur për raportin e tij me Anjezën, duke pranuar se ka pëlqim për të, por se nuk mund të shprehet lirshëm për shkak të disa kufizimeve që, sipas tij, e pengojnë. Banori i BBVK la të kuptohet se menaxhmenti dhe situata jashtë shtëpisë janë arsyeja pse nuk mund …

News
”Merreni Rodrin dhe më jepni Bernardon”, Mourinho e fiton ‘bastin’ ndaj të gjithëve

Trajneri portugez ka besuar prej kohësh se bashkëkombësi i tij mund të shkëlqejë në mesfushë, pavarësisht rrezikut që mund të sillte një vendim i tillë. Pas refuzimit të Rodrit në gusht, Mourinho e pa zgjidhjen: kishte ardhur momenti për ta zbatuar një ide që e kishte besuar prej vitesh. Shumëkush …