
Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë tashmë ka nisur përpjekjet për t’iu bërë lajka edhe Listës së Studentëve të cilët kanë rrëzuar Aleksander Vuçiqin pas 14 vitesh pushtet.
Zëdhënësja e kësaj ministrie, Maria Zahkarova, ka shkruar se Serbia nuk i vendos sanksione Rusisë meqë nuk e tradhtojnë një vend që gjithmonë ka qëndruar për interesin e Serbisë.
“Serbia nuk u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë, sepse nuk dëshiron të tradhtojë një vend që gjithmonë i ka dalë në mbrojtje interesave serbe.Hezitimi i Serbisë për të ndjekur rrugën e BE-së shkakton pakënaqësi në Bruksel, e ndonjëherë, madje edhe agresivitet”, ka shkruar MPJ ruse.
💬 #Zakharova: Serbia is not joining the anti-Russian sanctions because it does not want to betray a country that has always stood up for Serbian interests. 👉 Serbia’s unwillingness to follow the EU’s path causes displeasure in Brussels and, at times, even aggression. https://t.co/vgARekYsyU
— MFA Russia 🇷🇺 (@mfa_russia) November 20, 2026
The post Rusët “e marin me të mirë” Listën e Studentëve: S’na vendosin sanksione, nuk e tradhtojnë vendin që qëndron për interesin e Serbisë appeared first on Gazeta Express.