Udhëheqja e re në Beograd  kritika BE’së: E toleruan gjatë keqpërdorimin që Vuçiq i bëri pushtetit – nuk e sanksionojmë Rusinë

Aleksandar Çupiç, kryetar i Kuvendit të Serbisë, ka deklaruar se Serbia nuk planifikon t’i vendosë sanksione Rusisë, pavarësisht kërkesave të Bashkimit Evropian për harmonizimin e politikës së jashtme me atë të bllokut evropian.

Në një intervistë për televizionin publik gjerman ZDF, Çupiç ka thënë se ky qëndrim është përcaktuar qartë edhe në programin zgjedhor.

Ai ka shtuar se beson që Bashkimi Evropian e kupton pozicionin e Beogradit.

“Ne e kemi bërë të qartë në programin tonë zgjedhor se nuk do t’i vendosim sanksione Rusisë”, ka deklaruar Çupiç.

Duke folur për synimet evropiane të Serbisë, ai ka shprehur zhgënjim me Brukselin, duke pretenduar se Bashkimi Evropian për një kohë të gjatë ka toleruar keqpërdorimin e pushtetit gjatë qeverisjes së Aleksandar Vuçiqit.

Çupiç ka thënë se sundimi i ligjit dhe liria e mediave janë vlera themelore evropiane, të cilat Serbia dëshiron t’i rikthejë jo për shkak të kërkesave të BE-së, por sepse vetë i konsideron të rëndësishme.

Ndërkohë, sipas ZDF-së, Serbia vazhdon të jetë e varur nga nafta dhe gazi rus, çka e vështirëson largimin e saj nga politika e afërt me Moskën. Ky qëndrim i Çupiçit vjen në kohën kur Serbia vazhdon të mos i bashkohet masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë. /Gazeta Express

The post Udhëheqja e re në Beograd  kritika BE’së: E toleruan gjatë keqpërdorimin që Vuçiq i bëri pushtetit – nuk e sanksionojmë Rusinë appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, i ftuar sonte në emisionin “Politiko” në Kanal 10, foli për “prostestën” që bëri në Kuvend  lidhur me rastet e vrasjeve të pasluftës në Kosovë. Haradinaj tha se pas përfundimit të luftës dhe largimit të forcave serbe nga Kosova, pavarësisht pranisë së institucioneve ndërkombëtare, përfshirë …

News
Guardiola e konfirmon: Synimi im i radhës është ta drejtoj një kombëtare

Pep Guardiola ka zbuluar se dëshiron që aventura e tij e radhës si trajner të jetë në futbollin e kombëtareve. Ish-trajneri i Manchester Cityt ka bërë të ditur se synon të marrë drejtimin e një përfaqësueseje dhe të fitojë një trofe në nivel ndërkombëtar. Guardiola kishte zhvilluar diskutime për të …

News
Debat mes Latifit dhe Kadaj-Bujupit: Ka zhvillim ekonomik – nuk ka se varesh nga importi

Analisti Blerim Latifi dhe Donika Kadaj-Bujupi, kanë debatuar për çështje ekonomike në “Pressing” të T7. Kadaj-Bujupi ka thënë se ka zhvillim ekonomik, ndërsa Latifi tha se gjithçka varet nga importi. “Unë po flas për programin e kryeministrit që i ka shpërnda 3-4 palë zgjedhje, një kryeministër që me politika sociale …