
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, njofton se ka zhvilluar vizitë në Mitrovicën e Veriut dhe në Zveçan.
Ambasadori njofton se aty u takua me kryetarët e komunave, anëtarët e asambleve lokale dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
“Në një kontekst politik që po ndryshon, ishte shumë e dobishme të dëgjoja komunitetet lokale, të kuptoja sfidat me të cilat përballen ato dhe të dëgjoja këndvështrimet e atyre që kanë përgjegjësinë t’i përfaqësojnë. Shpresoj se ekziston një mundësi e re për dialog të hapur midis autoriteteve në Kosovë, për të siguruar siguri dhe prosperitet për të gjithë ata që jetojnë këtu”.
The post “Ndryshimi i kontekstit politik”, Hargreaves i takon dy kryetarë të Srpska’s në Veri: Shpresoj të ketë dialog të hapur… appeared first on Gazeta Express.