Olluri: PDK ia kanë dhanë Kurtit një temë që i konvenon, ai e ka kërku burgosjen e Thaçit, mos prit prej tij që kërkon me e liru

Analisti Parim Olluri, në emisionin “Pressing” në T7, ka komentuar zhvillimet rreth ligjit për Gjykatën Speciale, duke thënë se PDK-ja, me këtë çështje, i ka dhënë kryeministrit Albin Kurti një temë që i “konvenon” politikisht.

Olluri ka thënë se Kurtit i konvenon që në këtë periudhë të diskutohet për përmbajtjen e ligjit që pritet të miratohet.

Sipas tij, edhe në rast se ligji miratohet, “mos mendoni që Kurti ka me shku nëpër kancelaritë e botës me atë ligj me vete dhe ka me lobu me shtetet e BE-së për me i njoftë ndryshimet ligjore që i ka miratu Kosova. Kurti nuk ka me e bë atë pjesë, nuk kemi qeveri që i shtyn përpara ato zotime”, ka deklaruar Olluri.

Ai ka kritikuar edhe qasjen e PDK-së në këtë proces, duke thënë se partia ia ka lënë në dorë Kurtit një temë që i konvenon në këtë moment.

“PDK-ja Kurtit ia ka dhënë në dorë një temë që Kurtit i konvenon. Kurti e ka kërku vetë burgosjen e Hashim Thaçit. Domethënë, njeriu që ia uron burgosjen, mos prit që ka me bë çmos me liru Thaçin”, është shprehur Olluri.

Video:

The post Olluri: PDK ia kanë dhanë Kurtit një temë që i konvenon, ai e ka kërku burgosjen e Thaçit, mos prit prej tij që kërkon me e liru appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
“Ky është ai djali shqiptar, gjithmonë vjen nga mbrapa”, reagimi i kryeministrit belg pasi Edi Rama i hudhet në qafë befasisht

Kryeministri Edi Rama ka surprizuar homologun e tij belg, Bart De Ëever, duke e përqafuar nga pas, teksa ky i fundit po mbante një fjalim në Berlin. Momenti është regjistruar gjatë takimit të liderëve në Koalicionin e Vullnetmirëve në mbështetje të Ukrainës. The post “Ky është ai djali shqiptar, gjithmonë …

News
Misteri 2.000-vjeçar në Irlandën e Veriut: Trupi i ruajtur në moçal i përkiste një gruaje të re që ishte ekzekutuar me prerje koke

Një zbulim i rrallë arkeologjik në Irlandën e Veriut ka nxjerrë në dritë historinë tragjike të një gruaje të re që jetoi më shumë se 2.000 vjet më parë. Analizat e reja shkencore kanë zbuluar se mbetjet njerëzore, të gjetura në një moçal torfe në vitin 2023, i përkisnin një …

News
Rikthim te mentaliteti i viteve ’50? Një në tre të rinj të Gjeneratës Z mendon se burri duhet ta ketë fjalën e fundit në familje

Gjenerata Z konsiderohet shpesh si një nga brezat më progresistë, veçanërisht për qëndrimet ndaj barazisë gjinore. Megjithatë, një studim i ri britanik ka zbuluar se pothuajse një në tre meshkuj të moshës 16 deri në 29 vjeç beson se burri duhet ta ketë fjalën e fundit në vendimet familjare. Studiuesit …