Trump e shkarkon drejtorin e sigurisë kibernetike

Drejtori kombëtar i sigurisë kibernetike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sean Cairncross, është shkarkuar nga detyra, pas një serie ndërprerjesh të sistemeve teknologjike që kanë prekur sektorë të rëndësishëm në të gjithë vendin.

Raportohet se Kirsten Davies, e cila aktualisht mban postin e drejtoreshës së teknologjisë së informacionit në Departamentin amerikan të Mbrojtjes, pritet ta zëvendësojë përkohësisht Cairncrossin.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përgëzuar Daviesin për detyrën e re.

“Urime drejtoreshës së re kombëtare të sigurisë kibernetike, Kirsten Davies. Pres me kënaqësi të bashkëpunojmë për të forcuar sigurinë kibernetike të Amerikës”, ka deklaruar Rubio.

Davies ka shërbyer në Pentagon si këshilltare kryesore e sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, për çështjet që lidhen me menaxhimin e informacionit, teknologjinë, sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e sistemeve informative.

Shkarkimi i Cairncrossit vjen pas disa javësh problemesh teknologjike në SHBA, të cilat kanë shkaktuar ndërprerje në transport, komunikime dhe shërbime bankare.

Probleme janë raportuar edhe në një sistem të brendshëm të përdorur nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë (NSA).

Megjithatë, nuk është bërë e ditur nëse këto ndërprerje kanë qenë shkaku i drejtpërdrejtë i shkarkimit të tij.

Drejtori kombëtar i sigurisë kibernetike është përgjegjës për këshillimin e presidentit amerikan lidhur me politikat dhe strategjinë e sigurisë kibernetike, përfshirë mbrojtjen e të dhënave, sigurinë e informacionit dhe parandalimin e aktiviteteve keqdashëse në hapësirën digjitale.

Ky institucion, i themeluar në vitin 2021, ka gjithashtu përgjegjësinë për koordinimin e politikave të sigurisë kibernetike ndërmjet institucioneve federale.

Në mars, administrata e presidentit Donald Trump publikoi një strategji shtatëfaqëshe për sigurinë kibernetike, duke u zotuar të veprojë me shpejtësi dhe në mënyrë proaktive për neutralizimin e kërcënimeve digjitale.

Strategjia përfshin thjeshtimin e rregulloreve, modernizimin e sistemeve federale të informacionit, forcimin e mbrojtjes së infrastrukturës kritike dhe ruajtjen e përparësisë teknologjike të SHBA-së në fushën e Al. /Telegrafi

The post Trump e shkarkon drejtorin e sigurisë kibernetike appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Erdogan njofton përforcimin e ushtrisë turke me aeroplanin Bayraktar Kızılelma

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se aeroplani i parë luftarak pa pilot i Turqisë, Bayraktar Kızılelma, i është shtuar inventarit të Forcave të Armatosura Turke, pas përfundimit me sukses të testeve të pranimit. Erdogan e cilësoi këtë zhvillim si një ditë historike dhe rezultat të viteve të tëra …

News
U dënua me 18 vjet burgim, rasti u kthye në rigjykim – Endrit Nika sot përballet sërish me akuzën për vrasje të rëndë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot, më 20 nëntor, pritet të vazhdojë rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e rëndë të shtetases argjentinase Maria Clara Urdangaray, e cila humbi jetën pasi ra nga dritarja e katit të gjashtë të një hoteli në Fushë-Kosovë. Nika ishte dënuar me 18 …

News
Sot varrosen dy të rinjtë nga Rahoveci që vdiqën tragjikisht në Gjermani

Dy të rinjve nga Rahoveci, Leart Morina dhe Berhan Zeka, të cilët humbën jetën tragjikisht në Gjermani, do t’u jepet sot lamtumira e fundit. Ceremonitë mortore do të mbahen në fshatin Sapniq të Rahovecit, ku familjarët, të afërmit dhe qytetarët do të kenë mundësinë t’i përcjellin për në banesën e …