
Milani dhe Roma kanë shfaqur interesim për transferimin e sulmuesit brazilian Endrick nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas raportimeve të “Corriere dello Sport”, vlera e operacionit mund të arrijë nga 60 deri në 70 milionë euro.
Milani është i gatshëm ta përmbushë këtë kërkesë përmes një shume fikse dhe bonuseve të ndryshme, ndërsa në marrëveshje mund të përfshihet edhe një klauzolë riblerjeje në favor të Real Madridit.
Megjithatë, transferimi nuk pritet të jetë i lehtë. Jose Mourinho vazhdon të jetë kundër largimit të 20-vjeçarit brazilian, pavarësisht interesimit të vazhdueshëm nga dy gjigantët italianë.
Kështu, e ardhmja e Endrickut mund të bëhet një prej temave kryesore të merkatos së janarit.
The post Dy klube të mëdha italiane në garë për Endrickun, Real Madridi ia cakton çmimin appeared first on Gazeta Express.