Mashtroi qytetarët se vuante nga leukemia, familjarët e Endrit Azemit mblodhën para edhe në sheshin e Gjilanit

Endrit Azemi është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se ka mashtruar qytetarët e Kosovës dhe diasporës, duke pretenduar rrejshëm se vuante nga leukemia akute dhe duke mbledhur përmes donacioneve afro 190 mijë euro.

Rasti ka të bëjë me një fushatë humanitare të organizuar përmes platformës “GoFundMe”, por edhe me mbledhjen e parave të gatshme nga qytetarët në sheshin e Gjilanit.

Përmes kësaj fushate, qytetarët e shumtë kishin kontribuar financiarisht, me shpresën se po ndihmonin në trajtimin dhe rehabilitimin e Endrit Azemit.

Madje, motra e tij, Kosovare Azemi, kishte bërë thirrje publike për ndihmë, duke kërkuar nga qytetarët që të kontribuonin me aq sa kishin mundësi.

Mirëpo, Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se pas verifikimeve është konstatuar se i dyshuari nuk vuante nga sëmundja për të cilën kishte kërkuar ndihmë financiare.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari dyshohet se që nga 9 nëntori 2026 kishte sajuar një histori të pavërtetë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror.

Nga kjo fushatë dyshohet se janë grumbulluar gjithsej 189 mijë e 206 euro e 8 cent.

Pas marrjes së informacioneve të para, Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë nisur hetimet dhe kanë arritur t’i bllokojnë paratë në të gjitha llogaritë bankare të identifikuara në kuadër të rastit.

I dyshuari është arrestuar më 21 nëntor, rreth orës 22:00, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor do t’i drejtohet Gjykatës Themelore në Gjilan me kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Rasti po hetohet për veprën penale të “Mashtrimit”, nga neni 323 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndryshe, i dyshuari konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim përfundimtar të gjykatës.

The post Mashtroi qytetarët se vuante nga leukemia, familjarët e Endrit Azemit mblodhën para edhe në sheshin e Gjilanit appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Flick befason me vendimin për Yamalin para udhëtimit në Azerbajxhan!

Barcelona do të udhëtojë drejt Azerbajxhanit për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Sabahut pa yllin e saj, Lamine Yamal. Trajneri Hansi Flick ka vendosur të mos rrezikojë me futbollistin e ri, duke ia dhënë mundësinë të pushojë pas një periudhe me ngarkesë të madhe ndeshjesh. Yamal ka ndier shqetësime …

News
27 vjetori i SHKK, Kurti: Natyrisht që burgu s’është i mirë, por është i domosdoshëm për mbrojtjen e shoqërisë

Të burgosurit dhe personat në paraburgim, pavarësisht humbjes së lirisë, nuk i humbin të drejtat e tyre, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e shënimit të 27-vjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), raporton Ekonomia Online. Kurti ka thënë se burgu është i domosdoshëm për …

News
Shqipëria mohoi – kush pretendoi se ajo ishte përfshirë në sulmin ukrainas në Libi?

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë mohoi se territori shqiptar është përdorur për nisjen e dronëve që sulmuan një anije luftarake ruse në Libi, pas pretendimeve të përhapura në rrjetet sociale. Reagimi vjen pas sulmit të 22 nëntorit ndaj anijes luftarake ruse, Merkury, të tipit korvetë, në …