Flick befason me vendimin për Yamalin para udhëtimit në Azerbajxhan!

Barcelona do të udhëtojë drejt Azerbajxhanit për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Sabahut pa yllin e saj, Lamine Yamal.

Trajneri Hansi Flick ka vendosur të mos rrezikojë me futbollistin e ri, duke ia dhënë mundësinë të pushojë pas një periudhe me ngarkesë të madhe ndeshjesh.

Yamal ka ndier shqetësime të lehta në kyçin e këmbës së djathtë, ndërsa problemi ishte vërejtur edhe para përballjes me Villarrealin.

Megjithatë, ai e luajti krejt ndeshjen, ku Barcelona triumfoi 3:2 pas një përmbysjeje spektakolare.

Klubi katalunas konfirmoi se vendimi për ta lënë jashtë udhëtimit është marrë si masë parandaluese.

Sipas njoftimit mjekësor, Yamal pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme të kampionatit ndaj Deportivo La Corunas.

Flick kështu zgjedh të mos rrezikojë me një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës, sidomos në një periudhë të ngjeshur të sezonit. /Gazeta Express

The post Flick befason me vendimin për Yamalin para udhëtimit në Azerbajxhan! appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Mashtroi qytetarët se vuante nga leukemia, familjarët e Endrit Azemit mblodhën para edhe në sheshin e Gjilanit

Endrit Azemi është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se ka mashtruar qytetarët e Kosovës dhe diasporës, duke pretenduar rrejshëm se vuante nga leukemia akute dhe duke mbledhur përmes donacioneve afro 190 mijë euro. Rasti ka të bëjë me një fushatë humanitare të organizuar përmes platformës “GoFundMe”, por edhe me mbledhjen …

News
27 vjetori i SHKK, Kurti: Natyrisht që burgu s’është i mirë, por është i domosdoshëm për mbrojtjen e shoqërisë

Të burgosurit dhe personat në paraburgim, pavarësisht humbjes së lirisë, nuk i humbin të drejtat e tyre, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e shënimit të 27-vjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), raporton Ekonomia Online. Kurti ka thënë se burgu është i domosdoshëm për …

News
Shqipëria mohoi – kush pretendoi se ajo ishte përfshirë në sulmin ukrainas në Libi?

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë mohoi se territori shqiptar është përdorur për nisjen e dronëve që sulmuan një anije luftarake ruse në Libi, pas pretendimeve të përhapura në rrjetet sociale. Reagimi vjen pas sulmit të 22 nëntorit ndaj anijes luftarake ruse, Merkury, të tipit korvetë, në …