Barcelona e konfirmon gjendjen e Yamalit, publikohet komunikata mjekësore

Barcelona ka publikuar komunikatën mjekësore për Lamine Yamal, duke konfirmuar se talenti spanjoll ka shqetësime në kyçin e këmbës së djathtë.

Për këtë arsye, 18-vjeçari nuk do të jetë pjesë e skuadrës për udhëtimin në Azerbajxhan, ku katalunasit do të përballen me Sabahun në Ligën e Kampionëve.

Klubi ka vendosur të mos rrezikojë me gjendjen fizike të futbollistit, duke e lënë jashtë përballjes si masë parandaluese.

Bëhet fjalë për shqetësime të lehta, por stafi mjekësor dhe trajneri Hansi Flick kanë preferuar që ai të pushojë.

Shqetësimi vjen pas ndeshjes së fundit ndaj Villarrealit, ku Yamal luajti 90 minuta në fitoren 3:2, pavarësisht problemeve fizike.

Sipas raportimeve në Spanjë, Barcelona shpreson që ylli i saj të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme kampionale ndaj Deportivo La Corunas. /Gazeta Express

The post Barcelona e konfirmon gjendjen e Yamalit, publikohet komunikata mjekësore appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Flick befason me vendimin për Yamalin para udhëtimit në Azerbajxhan!

Barcelona do të udhëtojë drejt Azerbajxhanit për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Sabahut pa yllin e saj, Lamine Yamal. Trajneri Hansi Flick ka vendosur të mos rrezikojë me futbollistin e ri, duke ia dhënë mundësinë të pushojë pas një periudhe me ngarkesë të madhe ndeshjesh. Yamal ka ndier shqetësime …

News
Mashtroi qytetarët se vuante nga leukemia, familjarët e Endrit Azemit mblodhën para edhe në sheshin e Gjilanit

Endrit Azemi është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se ka mashtruar qytetarët e Kosovës dhe diasporës, duke pretenduar rrejshëm se vuante nga leukemia akute dhe duke mbledhur përmes donacioneve afro 190 mijë euro. Rasti ka të bëjë me një fushatë humanitare të organizuar përmes platformës “GoFundMe”, por edhe me mbledhjen …

News
27 vjetori i SHKK, Kurti: Natyrisht që burgu s’është i mirë, por është i domosdoshëm për mbrojtjen e shoqërisë

Të burgosurit dhe personat në paraburgim, pavarësisht humbjes së lirisë, nuk i humbin të drejtat e tyre, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e shënimit të 27-vjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), raporton Ekonomia Online. Kurti ka thënë se burgu është i domosdoshëm për …