Djali i Kadyrovit merr pasaportë serbe me mbiemër tjetër, fiton udhëtim pa viza në zonën Schengen

Ali Kadyrov, djali 19-vjeçar i udhëheqësit çeçen Ramzan Kadyrov, ka marrë nënshtetësinë serbe pasi kishte ndryshuar zyrtarisht mbiemrin në Musayev, sipas një hetimi të Fondacionit Kundër Korrupsionit (FBK), të themeluar nga opozitari rus Alexei Navalny.

Sipas hetimit, Ali Kadyrov e ndryshoi mbiemrin në janar të vitit 2025. Vetëm gjashtë muaj më vonë, ai mori shtetësinë serbe përmes një procedure të thjeshtuar, e cila zbatohet për personat që kanë dhënë “kontribut të veçantë” për vendin.

Megjithatë, mbetet e paqartë se cilat shërbime i ka ofruar Serbisë djali i udhëheqësit çeçen, transmeton Telegrafi.

Hetuesit e FBK-së zbuluan se, pas ndryshimit të mbiemrit, ai ka kryer më shumë se 100 udhëtime jashtë vendit, kryesisht drejt Dubait.

Pasaporta serbe u mundëson mbajtësve të saj të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen.

Sipas hetimit, edhe anëtarë të tjerë të familjes Kadyrov përdorin mbiemrin Musayev dhe udhëtojnë me avionin privat të familjes drejt Dubait, Turqisë dhe Maldiveve.

The post Djali i Kadyrovit merr pasaportë serbe me mbiemër tjetër, fiton udhëtim pa viza në zonën Schengen appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
“A blen KEK-u rrymë?”, përplasje në Komisionin për Ekonomi

Debat i ashpër është zhvilluar në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, gjatë shqyrtimit të Raportit Vjetor të Punës së Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për vitin 2025, ku të ftuar ishin anëtarët e Bordit të ZRRE-së, raporton Ekonomia Online. Debati nisi pas pyetjes së deputetit të …

News
Lumir Abdixhiku flet për “luftë kundër LDK-së”: Po ofendohen vrasjet politike, institucionet të veprojnë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka folur për “luftë kundër LDK-së”. Lumir Abdixhiku publikoi në Facebook një fotografi me aktivistin e plagosur dikur, Fetah Rudin, ndërsa shkroi se zhvlerësohen vrasjet e aktivistëve të partisë më të vjetër në vend se kinse “ishin UDB-ashë”. “Ju kam thënë, mos i dëgjoni. …

News
Zelensky: Inteligjenca tregon se Rusia po përgatit sulme të reja ndaj Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi të hënën se shërbimet e inteligjencës kanë informacione për përgatitjen e sulmeve të reja ruse ndaj vendit. Ai u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera që t’i marrin seriozisht këto paralajmërime, pasi furnizimi me sisteme të mbrojtjes ajrore varet nga vendimet …