“A blen KEK-u rrymë?”, përplasje në Komisionin për Ekonomi

Debat i ashpër është zhvilluar në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, gjatë shqyrtimit të Raportit Vjetor të Punës së Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për vitin 2025, ku të ftuar ishin anëtarët e Bordit të ZRRE-së, raporton Ekonomia Online.

Debati nisi pas pyetjes së deputetit të LDK-së, Ermal Sadiku, drejtuar Bordit të ZRRE-së, nëse Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) blen energji elektrike.

Sadiku ngriti çështjen e deklarimeve publike të disa përfaqësuesve të pushtetit, sipas të cilëve KEK-u nuk blen energji elektrike.

“Disa prej deputetëve këtu dalin e thonë KEK-u nuk blen rrymë, edhe ministri, ministrja del thotë KEK-u nuk blen rrymë”, tha Sadiku.

Ndaj kësaj deklarate reagoi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kelmendi, i cili tha se është pranuar se vendi blen energji elektrike, por në sasi të vogla.

“Po, ne kemi thënë që në masë të vogël blen rrymë, i kemi thënë”, u shpreh Kelmendi.

Ndërhyrja e Kelmendit nxiti debat mes deputetëve, ndërsa në diskutim u përfshi edhe deputeti tjetër i LVV-së, Ilir Kërçeli duke kundërshtuar Sadikun.

Ndërkaq, kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Driton Gojani, ndërhyri për të sqaruar çështjen, duke thënë se KEK-u nominon në baza ditore energjinë që ka në dispozicion dhe se për pjesën e nominuar, në rast të rënies së prodhimit, obligohet të sigurojë energji elektrike.

“Desha vetëm të sqaroj se KEK-u nominon në baza ditore energjinë në dispozicion dhe, për atë pjesë që nominon, në rast se ka rënie, obligohet, por kjo është për disa orë”, sqaroi Gojani.

The post “A blen KEK-u rrymë?”, përplasje në Komisionin për Ekonomi appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Lumir Abdixhiku flet për “luftë kundër LDK-së”: Po ofendohen vrasjet politike, institucionet të veprojnë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka folur për “luftë kundër LDK-së”. Lumir Abdixhiku publikoi në Facebook një fotografi me aktivistin e plagosur dikur, Fetah Rudin, ndërsa shkroi se zhvlerësohen vrasjet e aktivistëve të partisë më të vjetër në vend se kinse “ishin UDB-ashë”. “Ju kam thënë, mos i dëgjoni. …

News
Zelensky: Inteligjenca tregon se Rusia po përgatit sulme të reja ndaj Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi të hënën se shërbimet e inteligjencës kanë informacione për përgatitjen e sulmeve të reja ruse ndaj vendit. Ai u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera që t’i marrin seriozisht këto paralajmërime, pasi furnizimi me sisteme të mbrojtjes ajrore varet nga vendimet …

News
Presidenti i Letonisë: Lufta në Ukrainë mund të arrijë pikën e kthesës vitin e ardhshëm

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës mund të arrijë një pikë vendimtare vitin e ardhshëm, e cila mund të çojë drejt disfatës së Moskës. Kështu ka deklaruar presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics. Ai ka përmendur përkeqësimin e ekonomisë ruse dhe rritjen e presionit ndërkombëtar si faktorë që mund të ndikojnë në …