Neymari përballet me kritika për flokët biondë, shpërthen keq braziliani

Neymari është bërë protagonist i një polemike në Brazil, pasi u paraqit me flokë të lyer në ngjyrë bionde platin, së bashku me disa bashkëlojtarë te Santosi.

Krahas tij, këtë ndryshim në pamje e bënë edhe Gabigol, Philippe Coutinho, Rodinei, Arthur dhe Everton Cebolinha.

Megjithatë, zgjedhja e tyre u kritikua, sidomos pas humbjes së Santosit me rezultat 2:0 nga Gremio.

Pas ndeshjes, sulmuesi brazilian reagoi ashpër ndaj kritikave, duke mos e fshehur pakënaqësinë në një intervistë për mediat.

Ai u pyet nëse ky ndryshim në pamje mund të krijonte përshtypjen e arrogancës, por përgjigjja e tij ishte e drejtpërdrejtë.

“Flokët nuk ndryshojnë asgjë. Ata që thonë gjëra të tilla nuk kuptojnë asgjë nga futbolli. Mund t’i kem flokët të verdhë, rozë apo të gjelbër dhe përsëri do të luaj mirë në çdo ndeshje”, deklaroi Neymari.

31-vjeçari insistoi se Santos kishte zhvilluar një paraqitje të mirë, pavarësisht humbjes.

Sipas tij, rezultati u përcaktua nga rastet e pashfrytëzuara dhe disa detaje të vogla gjatë takimit.

Ai gjithashtu kritikoi vendimin për penalltinë e akorduar në favor të Gremios, duke theksuar se skuadra kundërshtare kishte përfituar nga gabimet e tyre.

Humbja ishte një goditje për Santosin në garën për një vend që dërgon në Kupën Libertadores.

Skuadra braziliane mbetet në garë për objektivin evropian, por nuk ka më shumë hapësirë për gabime në dy ndeshjet e fundit të kampionatit.

Ndërkohë, Neymari kërkon që vëmendja të përqendrohet te futbolli dhe jo te pamja e tij. /Gazeta Express

The post Neymari përballet me kritika për flokët biondë, shpërthen keq braziliani appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
“A blen KEK-u rrymë?”, përplasje në Komisionin për Ekonomi

Debat i ashpër është zhvilluar në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, gjatë shqyrtimit të Raportit Vjetor të Punës së Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për vitin 2025, ku të ftuar ishin anëtarët e Bordit të ZRRE-së, raporton Ekonomia Online. Debati nisi pas pyetjes së deputetit të …

News
Lumir Abdixhiku flet për “luftë kundër LDK-së”: Po ofendohen vrasjet politike, institucionet të veprojnë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka folur për “luftë kundër LDK-së”. Lumir Abdixhiku publikoi në Facebook një fotografi me aktivistin e plagosur dikur, Fetah Rudin, ndërsa shkroi se zhvlerësohen vrasjet e aktivistëve të partisë më të vjetër në vend se kinse “ishin UDB-ashë”. “Ju kam thënë, mos i dëgjoni. …

News
Zelensky: Inteligjenca tregon se Rusia po përgatit sulme të reja ndaj Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi të hënën se shërbimet e inteligjencës kanë informacione për përgatitjen e sulmeve të reja ruse ndaj vendit. Ai u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera që t’i marrin seriozisht këto paralajmërime, pasi furnizimi me sisteme të mbrojtjes ajrore varet nga vendimet …